Sigal

Ditën e sotme në mbarë botën festohet “Halloween”. Kjo festë simbolizon shpirtrat e të vdekurve, të cilët mendohet se në këtë ditë kthehen në tokë. Në shtete të ndryshme ekzistojnë tradita të ndryshme, megjithatë ideja dhe qëllimi është i njëjtë. Më poshtë po ju tregojmë disa fakte inetresante të cilat do ju mësojnë më shumë rreth festës.

1-‘Samhainophobia’ është frika për festën e ‘Halloween’.
2- ‘Halloween’ ndryshe quhet nata e shtrigave, ose fundi i stinës së verës.
3- Në kohën e mesjetës në Irlandë dhe Skoci mbahej festivali i “Fundit të verës”. Ai fillonte kur perëndonte dielli në 31 tetor dhe zgjaste deri në 1 nëntor. Kjo përfaqësonte përfundimin e të korrurave dhe fillimin e sezonit të errët të dimrit.
4- Kungujt nuk janë portokalli, ata kur rriten bëhen blu, jeshilë ose të bardhë.
5- Besohet se nëse ju shikoni një merimangë ditën e ‘Halloween’ është shpirti i një të dashuri që po të shikon ty.
6- Mbi 90% e prindërve ju vjedhin fëmijëve të tyre ëmbëlsirat që kanë mbledhur gjatë festës.
7- Në festën e ‘Halloween’ njerëzit bëjnë shumë shpenzime. Pas Krishtlindjeve kjo festë mban vendin e dytë për blerje.
8- Për këtë festë shiten dy herë më shumë ëmbëlsira se për “Shën Valentin”.