Nesër do të lexoni/ Studiuesja bizantine që përmendi qytetet shqiptare si; Durrësi, Vlora e Kanina

682
Rreth figurës së Anna Comnena-s
Gëzim Llojdia*
Një studiues bizantine e njohur siç ishte Anna Komnena, në librin e saj përmend qytete shqiptare si Durrësi dhe Vlora e Kanina. Shumë autorë shqiptarë duke shkruar historinë e këttre qyteteve citojnë këtë autore bizantine. Anna Komnena e njohur me këto epitete: Gruaja e parë e njohur për të shkruar një histori. Profesioni: princeshë bizantine. Figura politike, historiane mesjetare, shkrimtare mjekësore . Data e lindjes: 1 ose 2 dhjetor (burime të ndryshome), të vitit 1083-1153, mosha mendohet se jetoi rreth 70 vjet). Gjithashtu e njohur si: Anna Komnene, Anna e Bizantit. Prindërit: Nëna e saj ishin: Irene Ducas, dhe babai i saj, Perandori Aleks Comnenus, sundoi gjatë viteve 1081-1118. Anna Comnena ishte më madhja e fëmijëve, lindur vetëm pak vite më pas kur ai fitoi fronin si perandor i Perandorisë Romake Lindore duke e marrë atë nga Nicephorus III. Anna Comnena duket të ketë qenë një nga bijat e preferuara e babait të saj. 
Biografia: Anna Comnena u fejua në një moshë të re me Konstantin Ducas, një kushëri nga ana e nënës së saj dhe bir i Mikaelit VII, paraardhësi i Nicephorus III. Por, Konstandini vdiq para martesës. 
Edukimi i Anna Comnena-s. Si me disa gra të tjera mbretërore mesjetare bizantine, Anna Comnena ishte arsimuar mirë. Ajo ka studiuar klasikët dhe muzikë, por ajo studioi dhe shkenca dhe matematikë. Kjo përfshinte astronomi dhe mjekësi, në tema për të cilat ajo shkroi më vonë në jetën e saj. 
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal