“MUSE-X”, NJË EVENT KULTURORË ME MUZIKË, ART DHE KONFERENCA
Tirana po bëhët gati për tri ditë plotë muzikë, dhe art kreativ. Për herë të parë, kryeqyteti i Shqipërisë, bën bashkë nga data 11- deri 13 prill, në sheshin “Italia”, jo vetëm aristët dhe muzikantët nga Shqipëria, Kosova, por nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë, në eventin Muxe-s.
Festivali Muse-X është një festë e muzikës dhe kulturës i cili jo vetëm synon të jetë një hapësirë konferencash dhe ndërlidhjesh, por dhe një festival, me muzikë të përzgjedhur nga zhanret e muzikës elektronike, Hip-Hop dhe Rock, rryma që do të mbajnë zgjuar kryeqytetin e Shqipërisë gjatë kësaj fundjave.
Në konferencën për medit që u mbajt sot në Tiranë, ku të pranishëm ishin Zëvendësministrja e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës Lira Pipa, Jonid Jorgji, Drejtor i Agjencisë së Industrive Kreative në Bashkinë Tiranë dhe Luel Muhametaj, themelues dhe organizator i Muse-X , u shpreh rëndësia e një eventi të tillë, që do të nxisë zhvillimin e industrisë së muzikës shqiptare.
Zv.ministrja Pipa, theksoi se, Muse-X është një panair i cili jo vetëm promovon më shumë Shqipërinë, por rrit edhe më shumë mundësinë e bashkëpunimit mes kompanive të ndryshem muzikore.
“ Nuk është thjesht një panair apo një konferencë, por një domosdoshmëri për të investuar edhe më shumë në industrinë e muzikës dhe për të përthithur profesionistë të rinjë”, theksoi zv/ministrja.
Sipas saj, ky aktivitet gjithashtu është i rëndësishëm edhe për faktin se krijon një rrjetëzim të mirë me kompanitë shqiptare dhe të huaja..
“ Ky është një organizim unik jo vetëm për Tiranën por ndoshta edhe për Ballkanin, duke tërhequr një interes të gjerë nga kompani dhe organizatorë të ndryshëm .
Ajo që na pëlqen nga ky roganizim, lidhet edhe me vizionin që ministria ka pasur, për programet për grantet për kulturë dhe krijimtari. “ u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse zonja Pipa.
Organizatori, dhe njëherësh zv/presidenti i Klik Ekspo Grup, Lule Muhametaj, radhiti tre elementet kryesore dhe të rëndësishëmi të Muse-X që kanë të bëjnë me panairin, konferencat dhe festivalin.
“Muse-X është expo festivali i parë që po bëhet në Ballkan.
Ka tre elemente kyç, i pari është ai i panairit, ku ne do të presim mbi 100 kompani të muzikës dhe të arteve kreative.
Elementi i dytë është ai i konferencave, me pjesmarrjen e shumë kompanive nga më shumë se 18 shtete të ndryshem, dhe elementi i tretë është ai i festivalit, natën e parë do ketë muzikë elektronike, të dytën , Hip-Hop, dhe natën e tretë muzikë Rock”, tha Muhametaj.
Muhametaj theksoi se, objektivi kryesore është të krijojmë një unitet në industrinë e muzikës në Balllakn, në mënyrë që të lidhim më shumë bashkëpunim mes tregjeve të vogla të rajonit.
“Ne e kemi konceptuar që të jetënjë aktivitet i përvitshëm, do të ketë shumë aktivitete, vec konferencës, për shëmbull, beteja muzike, dj, bandash repi, për të shtyrë më shumë kreativitetin dhe krijimtarinë. Veç muzikës do të kemi kërcim dhe skulptura drite dhe shumë surpriza të tjera aristike”, u shpreh Muhametaj.
Ky panair, i pari i muzikës ka gjetur edhe mbështetjen e bashkisë së Tiranës, përfaqësuesi i së cilës, Jonid Jorgji, drejtor i Agjencisë së Industrive kreative, vlerësoi këtë aktivitet si shumë të rëndësishëm dhe një vlerë të shtuar për kryeqytetin, përmes së cilit pret të ketë më shumë turistë.
“Për Tiranën ky event është shumë i rëndësishëm, sepse po behet për herë të parë por edhe po gjen një terren ku do të mund të lidhë më shumë kontakte mes profesionistëve brenda dhe jashtë vendit.
Evente që lidhen me industrinë muzikore janë një tërheqje shuëë e mirë edhe e turistëve, ndaj edhe ne vlersojmë një panair të till. Ne si bashki do të jemi gjthmonë mbështetës të eventeve të tilla”, tha në fjalën e tij Jorgji. Muse-X, i cili organizohet ng Klik Ekspo Grup, do të mbahet në Tiranë në shehsin “Italia” në datën 11, 12 dhe 13 prill. Muse-s, është konceptuar si platform që bashkon kompani, profesionistë, artistë, përfaqësues të qeverisë dhe entuziastë të muzikës për të shfaqur punën e tyre, për t’u lidhur dhe bashkëpunuar si kurrë më parë në Shqipëri dhe Ballkan. Pritet në këtë aktivitet të jenë më shumë se 2000 të pranishëm, ndërsa synohet të jetë aktivitet i përvitshëm i cili do t’i shtohet morisë së eventeve kulturore të kryeqytetit.