Modelingu dhe kënga, armët e forta të Oriola Marashit

1046
Me fytyrën engjëllore, sa edhe të një fëmije, super e bukur, aq edhe misterioze sërish Orola Marashi i ka bërë të gjithë ta dashurojnë e të flasin për të. Edhe pse është vetëm 20 vjeçe, ajo po shkëlqen në fushën e modeling-ut. Oriola ka studiuar shumë vite muzikë – fillimisht në Liceun Artistik e më pas në Akademinë e Arteve ku spikat për një zë i rrallë e cilësohet si mezzo-soprano premtuese në fushën e saj. Siç edhe vetë modelja bukuroshe është shprehur, modelingu e muzika janë pasionet më të mëdha e të hershme të saj për të cilat ka investuar kohë e përkushtim. Në kohën kur sapo filloi të formatohej modelingu në Shqipëri, një agjenci e huaj, e vendosur këtu e përzgjodhi Oriolën si imazh kryesor të saj për disa vite me radhë, që kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe asokohe pushtoi shumë nga kopertinat e revistave në vend. Kohë në të cilën ajo ndoqi edhe një kurs 9 mujor mbi modelingun po nga kjo agjenci dhe një ofertë për një kontratë … Të mirë paguar në Kinë, të cilën e refuzoi për shkak se prindërit kishin dëshirë që Oriola të vazhdonte shkollën në liceun artistik ku studionte dhe kontrata me siguri do e shkëpuste një vit nga shkolla. E teksa Oriola rritej bashkë me muzikën e modelingun edhe vizioni i saj për të ardhmen bëhet më i qartë. E vendosur dhe e bindur për atë çka kërkon, ajo tashmë arriti të jetë pjesë e seteve fotografike të mjeshtrit të aparatit, Endrit Mërtiri. Nën magjinë e aparatit të Endritit dhe shkëlqimit të Oriolës, modeling-u në Shqipëri po merr një tjetër drejtim e dimension. Setet fotografike të realizuar nën bashkëpunimin e tyre kanë rezultuar jo vetëm ndër më të mirët e realizuar, por edhe më të klikuarit duke u shtrirë edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Kujtojmë faktin që Oriola dhe Endriti kanë qenë pjesë e një reklame tek dolce & gabbana. Pasi u shkëput nga agjencia e huaj që i besoi talentit të saj – Oriola nuk u bë më pjesë e kontratave dhe kjo për arsye se shkollimi për kanto ishte në prioritetet e saj dhe prindërve. Më shumë se çdo gjë tjetër Oriola çmon muzikën dhe lirinë. Sikurse edhe vetë bukuroshja thotë, vlerësimi i lirisë është ajo që familja e saj ia ka ngulitur thellë në personalitetin e saj e kjo, për faktin se ata besojnë tek Oriola. Ndoshta edhe për këtë arsye nuk dimë shumë për jetën e Oriolës, e cila është diskrete, sepse besimi i dhënë nga familja e ka bërë të sigurt dhe jo të shpërndarë në kërkim të famës nëpërmjet bujës në media apo rrjetet sociale edhe pse nuk ka dashur të jetë në fokusin e vëmendjes, së madhe. Ishte Armand Peza ai që e zgjodhi t’i besojë Oriolës dhe imazhit të saj për fustanet e koleksioneve të “Geraldina Sposa”, për rreth 3 vite. Kjo u pasua nga bashkëpunime të tjerë me emra të njohur të modës në Shqipëri si, Enada At’Nikolla, Vogue Sposa, Merita Merja, Frederika Arti martesor e deri tek Rezarta Skifteri e Alketa Vejsiu. Por evenimenti, ku i kanë sytë të gjithë është përfshirja e super modës sonë në klipin më të fundit të reperit me famë botërore Jonas Blu, i cili vetëm në tre ditët e para të publikimit arriti 5 milioën klikime. Edhe një herë super talenti në modë e shijet muzikore e bënë sërish Oriola Marashin të jetë në qendër të vëmendjes së gjithë medias online jashtë dhe brenda vendit. Së fundmi, sipas gojëdhënave, Oriola po përgatitet për realizimin e një kënge të saj me një producentë me emër në këtë fushë. Le të presim e të shohim se kujt ia ka besuar Oriola zërin e saj, pasi duhet thënë këtu, që ajo si soprano ka shkëlqyer në disa dalje të saj, e përgatitur nga mjeshtre dhe profesoreshat më të njohura në vend të muzikës operistike; si Zana Turku, Alma Srazimiri, Nereida Fico, të cilat ajo i vlerëson si asete të çmuara ne jetën e saj dhe në dashurinë që ato i kultivuan për muzëiken. Mes modelingut e këngës mbetet të shohim se ku do të jetë më e suksesshme. Vallë do t’i mbajë të dyja apo pasionet e saj do t’i shërbejnë njëra – tjetrës? Një gjë është e sigurt, se për Oriola Marashin, vajzën me fytyrën e një fëmijë ku spikat tërë çiltërsia e saj dhe me shtatlartësinë marramendëse, sigurisht që do të flitet shumë gjatë.
Sigal