Mevlan Shanaj: Sot Shqipërisë i iku truri i filmit shqiptar!

341
Sigal

Nga Mevlan Shanaj

Sot Shqipërisë i iku truri i filmit shqiptar!

Sot o miq të ekranit na ka ikur burri më i ditur i ekranit shqiptar, ka ikur një profesor! Sot Shqipërisë i iku truri i filmit shqiptar! Dhe kur të ikën truri është më keq se sa çdo e keqe tj.

Po sot duhet të qahet me oooiiii në gjithë mediat shqiptare, për humbjen e një mendje të artë! Këtë pranverë më në fund u kujtuan të jepnin titullin “ Nderi i Kombit” më more në telefon dhe biseduam shumë gjatë si edhe shumë herë të tjera. Po këtë herë 47 min duke kujtuar me objektivitet kohën që përjetuam. Ti ishe me kulturën e shkollës hungareze që gjatë viteve kishe fituar përvojat e jetës të të gjitha sistemeve dhe si artist dije aq mënçurisht ti klasifikoje. Ti dije jo më për sistemet , po ti dije kush ishte është dhe do të jetë njeriu! Çdo takim me ty qoftë edhe telefonik mbetej i arkivuar si një leksion jete nga Kristaq Dhamo. Po pse ike pa u takuar, e kishim biseduar se këtë verë do takoheshim. Më kërkove, të vija dhe të të përfaqësoja duke tërhequr çmimin. Ishte nderi më i madh që më është bërë në jetë! Njeriu që na ka mësuar ABC e filmit, më ngarkonte mua me këtë nder! Mik i mençur edhe sot “ Nderi i Kombit” ndodhen në shtëpinë time, ti nuk munde të vije këtë verë siç shpresonim! Çdo kush që të ka njohur në jetë kujton kulturën , urtësinë, mençurinë, përmbajtjen dhe padyshim kujtesën fenomenale deri javët e fundit delikatesa jote që nga familja dhe trashëgimia artistike kulturore ishte marramendëse! Po si o burrë nuk harrove një herë gjithë bashkëpunëtorët duke ndërtuar historinë e filmit shqiptar deri në mirënjohjen e pafundme të trevës tënde! Ti krenoheshe me Dhorkën dhe familjen siç dije të jepje dashuri pa kursim. Nuk kishe shumë dëshirë të ishe në kontakt me median pas 90 po mua nuk më refuzove në intervista në dokumentarët për Ndrekë Lucën dhe Xhanfise Kekon!

Më the : Nuk di pse ty nuk mundem të mos bindem. Të falënderoj për çfarë më ke dhënë jo vetëm mua, por çfarë i ke dhënë Shqipërisë! Myzeqeja krenohej me ty, Vaçe Zelën, Vath Koreshin, Margarita Xhepën! Po e theksoj ti ishe dhe do mbetesh krenari e Shqipërisë! Kështu jeni ju mësuesit e mirë të vrisni me pambuk!