Mësimi i gjeografisë futbollistike

541
Sigal

Tifozët e kanë më të thjeshtë ta mësojnë gjeografinë e Europës përmes emrave të lojtarëve

Tifozët e kanë më të thjeshtë ta mësojnë gjeografinë e Europës përmes emrave të lojtarëve, sesa emrat zyrtarë të shteteve. Një leksion atipik, por gjithsesi shumë argëtues për mënyrën sesi harta është përpiluar. Për çdo vend europian është zgjedhur lojtari ikonë e tij, kështu që “udhëtari” e ka më të lehtë për t’i identifikuar dhe memorizuar.

 SHQIPËRIA/KOSOVË/ CANA

Padyshim emri më i spikatur është kapiteni Lorik Cana. Mesfushori i Lacios është tepër popullor në vendin tonë, por dhe në Europë. Ka luajtur në Francë, Angli, Turqi dhe tashmë në Itali. 30-vjeçari numërin 70 ndeshje me Kombëtaren dhe 1 gol, duke qenë lojtari i gjashtë me më shumë paraqitje (rekordi mbahet nga Altin Lala, 79 ndeshje).

 ITALIA / PIRLO

Fantazisti i Juventusit, Andrea Pirlo, është përfaqësuesi tipik i Italisë në këtë hartë tepër të veçantë. Ish-mesfushori i Interit dhe i Milanit, kampion i Botës (2006) dhe dy herë fitues i Ligës së Kampioneve (me Milanin) ka zhvilluar 624 ndeshje me klubet (61 gola) dhe 103 ndeshje me Kombëtaren italiane (13 gola).

 FRANCA / RIBERI

Vendi i “gjelave” për momentin përfaqësohet jo nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, apo nga ish-ylli i Realit, Zindedin Zidan, por nga mesfushori i Bajernit të Munihut, Frenk Riberi, i porsa shpallur lojtari më i mirë i Europës për sezonin 2012-2013. Kampion i trefishtë në Gjermani dhe nënkampion i botës.

 SPANJA / KAZIJAS

Portieri Iker Kazijas nuk po kalon një moment të mirë me Realin e Madridit, por trofetë që ai ka fituar me Kombëtaren: dy herë kampion i Europës dhë një herë i Botës, duke mbajtur shiritin e kapitenit e bëjnë atë përfaqësuesin më të mirë të “furia roha” (furusë së kuqe).

 PORTUGALIA / RONALDO

Kristiano Ronaldo është jo vetëm lojtari më i shtrenjtë portugez, por i dyti në botë, pas Garet Bejlit (100 mln euro). Ka fituar Ligën e Kampioneve me anglezët e Mançester Junaitid, por ende nuk e ka arritur atë me Realin e Madridit. Është fituesi i fundit i “Topit të Artë” (2008), përpara se të niste “epoke Mesi” me katër trofe rresht. 210 gola në 206 ndeshje me Realin; 43 gola në 106 ndeshje me Portugalinë.

 SUEDIA / IBRAHIMOVIÇ

Zlatan Ibrahimoviç është futbollisti që përfaqëson Suedinë. Kampion me Ajaksin në Holandë; me Juventusin, Interin dhe Milanin në Itali; me Barcelonën në Spanjë dhe tani me Paris Sën Zhermenin në Francë. Një sulmues gjigant, me origjinë boshnjake, por që është kapiteni i Kombëtares së Suedisë.

 GJERMANIA / OZIL

Duket jo tipike të zgjedhësh një turk, që të përfaqësojë Gjermaninë në “hartën” e futbollit. Ish-futbollisti i Realit tani luan për Arsenalin, i blerë për 50 milionë euro. Ozil konsiderohet si truri i Kombëtares së Gjermanisë dhe aftësia e tij, për të dhënë asiste për skuadrën krahaaohet me atë të Zinedin Zidanit.

 ANGLIA / XHERARD

Dikur ishin Bobi Çarlton, Kevin Kegan, Geri Lineker, Devijd Bekham, por tani Anglia e futbollit njihet me emrin e Stivën Xherardit, kapitenit të Liverpulit dhe të “tre luanëve”. Xherard është një mesfushor modern dhe tepër i aftë në goditjet standarde. Fitues i Ligës së Kampioneve.

“EUROPA” E FUTBOLLIT

Shteti          Lojtari

Shqipëri/Kosovë Cana

Anglia          Xherard

Austria         Alaba

Belgjika        Hazard

Bosnja          Xheko

Bullgaria       Berbatov

Bjellorusia     Hleb

Çekia           Çeh

Danimarka       Ager

Estonia         Oper

Greqia          Samaras

Gjermania       Zil

Franca          Beri

Finlanda        Moisender

Holanda         Van Persi

Hungaria        Gera

Irlanda         Robi Kin

Italia          Pirlo

Islanda         Gudjonsen

Kroacia         Modriç

Letonia         Rudnevs

Lituania        Stankevicius

Mali i Zi       Jovetiç

Maqedonia       Pandev

Moldavia        Dadu

Norvegia        Ris

Polonia         Levandovski

Portugalia      Ronaldo

Rumania         Mutu

Rusia           Arshavin

Sllovakia       Hamshik

Sllovenia       Handanoviç

Serbia          Vidiç

Spanja          Kazijas

Suedia          Rahimoviç

Turqia          Arda Turan

Ukraina         Shevçenko

Zvicra          Barneta

 Kërkesa e gjykatësit: Stadiumi në burg pas Botërorit 2014!

 “Arena Amazonas” i Manaus, në nga stadiumet e Botërorit në Brazil, pas turnout, mund të kthehet në një burg për t’i bërë ballë rritjes së numrit të të dënuarve: këtë e ka sugjeruar një gjykatës rajonal, Sabino Markez, sipas të cilit “Arena” do të mbetet totalisht e papërdorur pas Kampionatit të Botës. Stadiumi i Manaus, që ka kushtuar rreth 200 milionë euro, do të inaugurohet në 2014; qyteti, që ka 2,5 milionë banorë, nuk ka asnjë skuadër futbolli.

 Lorik Cana dhe Monika,një çift thuajse perfekt

 Kur pati folur kohë më parë në lidhje me të dashurën e tij, italiania Monika, të cilën e njohur në Romë dhe që ka mbaruar për Arkitekturë, dhe të cilën e solli edhe në Shqipëri, me përurimin e Vinotekës së tij tek zona e ish-Bllokut, të gjithë menduan se do të ishte një histori kalimtare për kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana, i cili shpesh ka përfunduar në qendër të “gossip”, që në vitet kur luante në Francë dhe ishte kapiten i Olimpik Marsejës. Por, këtë herë, duket se gjithçka është ndryshe dhe ndoshta ka ardhur momenti që mbrojtësi i Lacios ta ketë seriozisht me bukuroshen Monika.