Makina me dizajn joshës

574
Sigal

  Profesionalizëm ekstrem dhe risi pa fund. “MekLaren P1” kushton më shumë se një milion euro.

  Salloni i Gjenevës, një prej panaireve më të mëdha të makinave do të hapë portat për publikun nga data 7 mars deri më 17 mars 2013. Në të do të marrin pjesë shtëpitë më të mëdha dhe më të rëndësishme të makinave, të cilat përveç profesionalizmit ekstrem do të sjellin edhe risi të shumta.

 “Alfa Romeo 4C”

Më në fund pret të zbulohet për publikun. Makina e hapur sportive italiane paraqet një dizajn tmerrësisht shumë joshës. Kompakte, tepër sportive në pamje, me një gjatësi që i kalon të katër metrat dhe me një lartësi prej 1.18 metra, tepër solide në gjerësinë e saj prej 2 metra. Nga pikëpamja mekanike, “Alfa Romeo 4C” është një turbo katër cilindërshe prej 1750 cm3 dhe 240 kuaj fuqi në pozicionin qendror të pasmë.

  “Ford Ecosport”

Kompania amerikane dëshironte të ndërton një makinë kompakte dhe këtë ia arriti. Konkurrenti i ardhshëm i “Nisan Juke”, “Peugeot 2008” dhe “Renault Captur”, “Ecosport” zbulon një silhuet të këndshme dhe që të jep një përshtypje të fortë, të një makinë të fuqishme. Është pajisur me një motor të famshëm tre cilindrash 1.0 Ecoboost, me një fuqi prej 125 kuaj fuqi dhe me 1.5 TDCI të pranishme.

 “MekLaren P1”

 Një makinë super ekstravagante! Një supermakinë hibride e zhvilluar për të pasur rreth 903 kuaj fuqi. Produkti britanik ka 8 valvula 3.8, është biturbo dhe 724 kuaj fuqi si dhe ka një motor elektrik prej 179 kuaj fuqi. Konkurrenti i ardhshëm i “Porche 918”, “MekLaren P1” mund të shkojë nga 0 në 100 km/orë për mak se 3 sekonda dhe nuk hedhe më shumë se 200 gr/km gaz karbonik. Janë vetëm 375 ekzemplarë, ndërkohë që çmimi është më shumë se 1 milion euro.

 “BMW Serie 3 GT”

 Makina e re “BMË Serie 3 GT” do të prezantohet në sallonin e Gjenevës. “Motra e vogël” e “BMË Serie 5 GT”, dallohet nga disa karakteristika që kanë të bëjnë me dimensionet e saj: gjerësia është 10 cm më shumë, ndërkohë që profili i saj është zgjatur me 20 cm. Seria 3 GT propozon kështu një hapësirë më të madhe, ndërkohë që ka një kofër që mban rreth 520 litra.

  “Peugeot 2008”

 Marka që ka shenjë dalluese luanin, propozon “Peuguot 2008” në një version përfundimtar. E zhvilluar në formën e një koncepti të prezantuar në Botërorin e Parisit 2012, makina është shumë kompakte dhe solide në dy versionet e saj: me naftë në e-HDI dhe 90 kuaj fuqi, si dhe me tre cilindra benzinë 1.2 dhe 110 kuaj fuqi. Çmimi i shitjes shkon deri në 15 000 euro.

 “Volkswagen XL1”

 Është një nga risitë më të pritura në sallonin helevetik. Konsiderohet si një nga makinat më pak konsumatore në botë. “Volskëagen” bëri të ditur se makina ka një konsumim prej 0.9 l/100 km dhe 21 gr/km të C02. Makina ka 48 kuaj fuqi, që e lejon “Volksëagen XL1”, të arrijë nga 0 në 100 km/orë për 12 sekonda, ndërkohë që ka një motor autonom elektrik që mund të ecë me 40 km në orë.