Maçoku me këmbë “hi-tech”

563
Vincent është një maçok 3 vjeçar, i cili është gjetur i braktisur në një kamp. Maçokut të gjorë i mungonin të dyja këmbët e pasme, por falë familjes së saj adoptuese, ai mund të ecë sërish.
Vincent është pajisur me këmbë “hi-tech”, që i mundësojnë një jetesë normale, ashtu si macet e tjera të racës së tij.
“Unë mendoj se ai shumë shpejt do të kërcejë dhe bëjë gjëra më se normale, ashtu si macet e tjera”, tha doktoreshë Mary Sarah Bergh, veterinerja që është kujdesur për maçokun.
Në botë janë 25 kafshë që mbajnë proteza si ato të Vincent. Nuk dihet sa do të shkojnë procedurat dhe kur mund të marrë vetën plotësisht maçoku pa këmbë.





Sigal