Leonard Kika: Që të jesh trendi duhet të provosh eksperiencën me një mashkull!

1059
Sigal

PERSONAZH/ Flet Balerini & Modeli  shqiptar, Leonard Kika: Nuk kam ndonjë idhull konkret!

  Leonard Kika u lind në Tiranë. Që i vogël ishte i apasionuar pas aparatit dhe ëndrra e tij më e madhe ishte të bëhej model. Është vetëm 25 vjeç dhe deri tani ka arritur t’i realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Pasioni më i madh i jetës së tij është pasarela, por nuk ngelen pas edhe baleti dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës. Leonardi ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë gara, evente dhe kompeticione mode, duke marrë vlerësime për tiparet dhe fizikun e tij të veçantë, të cilin e përkufizuan të tipit latin. Gjithashtu ka pozuar për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës.

 -Kur e keni zbuluar talentin tuaj, si keni hyrë në botën e artit?

 -Dëshira ime më e madhe, që kur kam qenë i vogël, ka qenë bota e artit; televizioni, fama, të bëhesha një njeri i suksesshëm në jetë, në mënyrë që familja ime të krenohej me mua. Mendoj se këto gjëra, deri diku i kam arritur deri më sot. Fillimisht, pasioni im ka qenë baleti. Gjatë viteve kur studiova në shkollë baleti, u mora me spektakle dhe evenimente të ndryshme, në balet dhe modeling, dhashë koncerte si brenda, edhe jashtë vendit. Gjithashtu, kam marrë pjesë në talent-shou-n, “Akademia e Yjeve”, “Albania`s got talent” si balerin, dhe në sete fotografike të ndryshme për reklama dhe revista si fotomodel. Kështu, më vonë rrodhën gjërat vet dhe u futa me thellë në botën e artit.

  -Si e shikoni ju të ardhmen e modelingut në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera europiane apo më gjerë?

-Këndvështrimi i modës në Shqipëri apo dhe evolucioni i saj është shumë relative, them këtë duke patur parasysh impenjimin tim në vite apo të shumë njerëzve të tjerë në këtë gjë dhe nuk do mundesha kurrë të hidhja poshtë një punë të tillë duke thënë se nuk ka modë në Shqipëri. Nuk mund ta thuash kur ke stilist që minimalisht çdo sezon dalin me koleksionin e tyre, kur ke revista mode që janë të profilizuara vetëm si të tilla, kur ka spektakle mode dhe reality shou vetëm për modelingun në Shqipëri, agjenci mode të binjakëzuar me agjenci shumë të mira në Europë. Me këtë nuk dua të them që është maksimumi, por që është një hap i madh për Shqipërinë krahasimisht me vende të tjera në kaq pak vite zhvillim.

 -Si janë shqiptarët me veshjen, në gjykimin tuaj?

-Shumë mirë, të paktën njerëzit e medias dhe televizionit, që ne shohim çdo ditë dhe që deri diku janë një etalon për popullin në përgjithësi, kryesisht të rinjtë, janë goxha të kuruar, qoftë në stil gjithashtu në përzgjedhje.

– Pas kaq vitesh eksperiencë në sesionet e ndryshme fotografike ndihesh më i pjekur profesionalisht?

-Kuptohet që përvoja dhe eksperienca bëjnë të vetën, por eksperienca s‘është asnjëherë e mjaftueshme për të qëndruar në profesionin tonë. Modelingu është një fushë që të vë gjithmonë përballë sfidave të reja, nga më të ndryshmet. Mund të mendosh se i di të gjitha, por fakt është se kjo punë sjell gjithmonë risi dhe vjen një moment kur e kupton se je gjatë gjithë kohës duke mësuar. Pikërisht “të mësuarit” është një proces i vazhdueshëm. Mua personalisht, më ndodh shpesh të them: “Uaaaaa!!! paska qenë edhe kjo, se paskam ditur”.

 – Puna si balerin & fotomodel, siç thua ti, një përpjekje e vazhdueshme, megjithatë ka dhe ajo bukurinë e vet… Konkretisht çfarë të tërheq më tepër në këtë profesion?

-Ka plot… Takon njerëz të rinj, të qëllon të vizitosh shumë vende. Pastaj, unë ndihem shumë mirë kur pozoj përpara aparatit fotografik. Kjo është një ndjesi e mrekullueshme dhe s‘është e domosdoshme t‘i hysh logjikës.

 -Marrëdhënia juaj me fotografinë duket shumë e mirë. I kërkoni ju blicet e aparateve sepse i doni shumë, apo janë fotografët që tentojnë here pas here të realizojnë fotografi të mira me ju?

-Me aparatin fotografik kam marrëdhënie shumë të mira. Që në impaktin e parë me të, kështu kam qenë. Eksperienca e parë më ka pëlqyer po njëlloj si kjo e fundit. Përpara një aparati fotografik, përpara blicit të tij ndihem i lirshëm. Për këtë qëndrim, sigurisht, më ka ndihmuar edhe baleti, i cili të stërvit shumë për plastikën. Unë vërtet kam shumë dëshirë të pozoj përpara bliceve sepse më kanë pëlqyer rezultatet që nxjerr një aparat kur unë jam në fokus, por ama janë të shumtë fotografët që tentojnë të realizojnë fotografi të ndryshme. Pra, e pak fjalë, ofertat nuk më kanë munguar. Dhe kjo sipas meje, sepse është vetë look-u im i tillë. Unë, look-u im është shpeshherë ndryshe sepse mua më pëlqen të eksperimentoj me flokët dhe pse kohëve të fundit kam rënë disi në qetësi. (qesh)

 -Më mirë përpara aparatit fotografik apo pas kuintave?

-Përpara aparatit, normalisht. U bënë gati 4 vjet tani që merrem me modelin, si fotomodel, dhe ndihem shumë mirë përpara një aparati. Ndoshta sepse unë nuk kam lindur dhe as po përpiqem që të rri pas kuintave. Gjithnjë më ka pëlqyer spektakli, e bukura, ndryshimi, të rejat, trendi, me pak fjalë.

 -A keni pasur përkrahje prej familjes?

 -Po, sigurisht. Familja më ka përkrahur gjithmonë në ëndrrën për t’u bërë balerin dhe për të qenë gjithmonë në botën e spektaklit dhe sukseset e mia ia dedikoj familjes time. Një djalë trendi…

 Duhet të ketë patjetër një eksperiencë televizive që të quhet trendi?

-Jo, s’është e thënë. Jo të gjithë mund të jenë model.

Duhet të depilohet i tëri?

-(Qesh) Unë për vete kështu bëj. Shumica e modeleve depilohen pasi e kërkon puna këtë gjë.

Nuk duhet ta ketë problem të përdorë “make up”, fondotintë, shkëlqyes dhe pak rimel?

 -Nuk ka përse ta ketë problem, por të kuptohemi që jo në jetën e përditshme. Duhet të dimë t’i ndajmë gjërat, pasi kur del në ekran është e nevojshme pak make up.

 Duhet të ketë minimumi dy të dashura në të njëjtën kohë?

 -Jo, mendoj që del një e dashur. Duhet të ketë të paktën një eksperiencë me një mashkull gjatë jetës së tij? –(qesh), pse jo!