Ky është fotografi që shkrepi foton më të famshme në botë

661
Sigurisht qe “Bliss” ju kujtohet sapo ta shihni, pasi është fotografia më e famshme në botë.
Ajo është piktura e famshme e Microsoft Windows XP dhe pothuajse e gjithë bota e njeh atë.
Por, ajo që mund të mos e dini është fotografi i cili e bëri këtë fotografi të famshme, Chuck O’Rear.
21 vite më parë, O’Rear u ndal diku përreth autostradës “Sonama” në Kaliforni, SHBA, i nxori kamerat e tij dhe e bëri fotografinë “Bliss”.
Ai tha: “Së shpejti do bëhem 76 vjeç dhe e kuptoj se sa shumë ka rëndësi në jetën time fotografia ‘Bliss’ e Microsoft.
Si fotografi i fotografisë më të shikuar në histori, kam shijuar çdo minutë të famës”.

Sigal