Kryebashkiaku Vangjush Dako vlerëson me tituj nderi, 4 krerë të besimit fetar

465
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka vlerësuar sot me titullin “Qytetar Nderi” katër krerë të besimeve fetare në vendin tonë. Me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar, janë nderuar me tituj nderi personalitetet e njohura të klerit fetar në vend.


Titulli “Qytetar Nderi” i është dhënë Anastas Janullatosit, Haxhi Hafiz Sabri Koçit, Baba Reshat Bardhit, dhe Imzot Rrok Mirditës.

Kryetari i komunitetit bektashian në Shqipëri, Baba Reshat Bardhi, ndërroi jetë në prill të vitit 2011, në moshën 75-vjecare, pas një sëmundjeje të gjatë.

Ndërsa në dhjetor të 2015, u shua edhe Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirdita, në moshën 76-vjeçare, pasi pësoi një hemorragji cerebrale.