KOZMA GJINI: VETËVRASJE NË SHTETRRETHIM

1393
Sigal

 

Gjysh Cjapi bishtin përpjet,
tek luante domino në qytet,
e palosi Kovid-19.

Me nxitim ngjitet Ketri,
drejt qiellit, te Shën Pjetri:
-Shënjtor, o im vëlla,
Gjysh Kasapi na la,
Parajsa një vend, a ka?

Shën Pjetri, si burrë i thekur,
e pyeti:-Nga se ka vdekur?

Gjegjet Ketri gjithë serbes:
– E mori gripi kinez!

Vrap Shën Pjetri, bëhet erë,
dhe online urdhërin nxjerr:

“Cjapi s’ ka vend as në Ferr!”
———-

Kinse:…Për të gjithë ata që trimërohen para të padukshmit që po gllabëron jetët njerëzore pa mëshirë.
..dhe për ata që sot në dyqanin e bukës, nuk mbanin distancën që këshillojnë mjekët…që të mos ndodh si “Cjapi” që thoshte ” mua s’ më kap”, por kur iu ngjit, s’ iu shqit…dhe as nëna dhia nuk e përcolli …Ruhuni, t’ u ruajë zoti!