Vatra e re/ 44-vjeçarja e çoi koronavirusin në Berat

42

Një 44-vjeçare nga fshati Roshnik në Berat ka rezultuar pozitive me koronavirus.

44-vjeçarja jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10-ditë më parë është kthyer të jetonte në ish-banesën e saj në fshatin Roshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Mësohet se ditën e djeshme, pasi kishte dyshuar se mund të ishte e prekur me koronavirus, ajo ka shkuar për një analizë tek Drejtoria e Higjienës dhe Shëndetit Publik në Berat, pa njoftuar asnjë nga të afërmit.

Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive.

Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshatin Roshnik kanë shkuar punonjësit e shërbimit të higjienës dhe forcat e policisë për të bërë karantinimin e banesës dhe dezinfektimin e saj.

Mësohet se 44-vjecarja me inicialet K.M. ka ardhur në këtë fshat 10-ditë më parë ndërsa ka qenë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve, jo vetëm në fshat, por edhe në qytetin e Beratit.