Kosovari krijon pemën me fruta më të lartë në botë, synon të thyejë rekordin Guinness

519
Sigal

Një iniciativën e bërë në Gjakovë po pretendon të hyjë në Librin Guinness. Është fjala për pemën me fruta më të lartë në botë. Alket Pozhegu mori këtë iniciativë për ta thyer rekordin e Guinness. Ai krijoi pemën, të cilën pretendon që është më e gjata e këtij lloji në botë, ku përdori rreth 1300 copë fruta. “Për këtë skulpturë janë përdorur pesë artikuj të frutave dhe rreth 1300 copë fruta. Së pari, e kam paraqit idenë time në rekordin e Guinness, kjo është një procedurë që do të jetë me e gjatë se sa tjerat, sepse më obligohet t’i plotësoj disa dokumente që ata mi kanë dërguar dhe pasi i plotësoj dhe t’i dërgoj për verifikim më duhet të pres rreth 12 javë nëse nuk gaboj të më kthejnë përgjigje, shpresoj të më kthejnë përgjigje pozitive.

Frutat i kam siguruar nga ana ime , një sasi e kam porosit në Itali, sasinë me të madhe që janë disa fruta që këtu nuk gjenden”, ka thënë ai. Kurse, inxhinieri i Gjeodezisë, Nehru Maloku, tha se kjo pemë me fruta ka lartësinë më të madhe që është bërë deri tash. “Me kërkesën e Alkedit, të cilën na ka bërë para disa ditëve, kemi bërë disa përgatitje për të caktuar largësinë e kësaj pemë që duhet të regjistrohet në librin e gneisit, d.m.th në përgatitjen tonë dhe me metodat gjeodozike kemi bërë caktimin e kësaj largësi të pemës dhe në bazë të rezultatit largësia e kësaj peme është 3 metra e 413 milimetra dhe është lartësia më e madhe që e ka punuar dikush”, ka thënë ai. Pozhegu këta fruta i bleu vet, ndërkohë për ta ndërtuar këtë pemë i ndihmuan edhe të tjerët.