Esmeralda PIRRA
– Një tjetër punim që pikasi mes kërkimeve shkencore ishte ai i dy studenteve të Mjekësisë nga Shqipëria, Harmela Sinanaj dhe Inva Mamica me fokus lidhjen mes diabetit dhe dëmtimit konjitiv. Të vlerësuara në krye të aplikimeve shqiptare, dy studentet synojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre në kërkim shkencor në të ardhmen
Claudia Saborit ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Biologjike në Universitetin e Cornell. Aktualisht ajo punon si teknike laboratori në departamentin e Virologjisë, në Qendrën Shëndetësore të Diagnostikimit të Kafshëve në Kolegjin Universitar të Cornell për Mjekësinë Veterinare. Ajo filloi studimet në Kolegjin Miami Dade Honors, ku mori një Diplomë të Asociuar në Bioteknologji, ndërsa drejtoi kërkimin me Projektin Miami për Kurën e Paralizës. Ajo është e pasionuar për të ndihmuar grupet e disfavorizuar dhe ato që nuk e kanë të mundur aksesin në kujdesin shëndetësor cilësor dhe edukim. E lindur në Kubë, në një lagje të varfër në Havana, Claudia ishte në kontakt direkt me dëmet e shkaktuara nga mungesa e burimeve. Ajo ka investuar në edukimin e saj në mënyrë të tillë, që të mund të jetë një influencë pozitive për të ndihmuar dhe trajtuar komunitetet e disfavorizuar, duke zhvilluar teknikat e saj në laborator dhe në sferat klinike. Ajo do të synojë realizimin e këtij qëllimi duke ndjekur shkollën mjekësore në Gusht të vitit 2018. Si një përkthyese e gjuhës spanjolle dhe artikull shkruese tek We Speak Science, Claudias iu dha mundësia për të prezantuar projektin për prevalencën e virusit të imunodeficencës humane (HIV) për të cilin kishte punuar në New Orleans, i cili u rendit i dyti në rang kombëtar. Në mungesë të një vaksinë për HIV, transmetimi seksual i HIV vazhdon të jetë një shqetësim madhor i shëndetit publik. Më shume se 1.2 milion njerëz ne US po jetojnë me infeksionin HIV, për të cilin të rinjtë kanë pak informacion në raste infektimi (Secretary’s Minority AIDS Initiative Fund).
Me qëllimin për të mësuar më shumë rreth sëmundjeve infektive dhe si ndikon kjo në qytetet urbane si New Orleans, Claudia shkoi në Qendrën Shkencore të Universitetit Shtetëror në Louisiana(LSU) ku punoi nën udhëheqjen e Dr. Ashok Aiyar and Dr. Pam Kozlowki për të karakterizuar një linje qelizore primare endocervikale të pavdekshme tek majmunët rhesus, që mund të përdoret për studimet e vaksinës ndaj HIV. Mekanizmi i përdorur nga HIV për të hyrë dhe invaduar sipërfaqen mukozale është ende pak i njohur, por besohet se përfshin transcitozitet nëpër epitelin kolumnar të padepërtueshëm në zorrë dhe endocerviks. Epiteli kolumnar i linjës qelizore tek rhesus do ishte një model i përshtatshëm për studime të tilla dhe nevojiten në mënyrë urgjente për të studiuar efektet e mundshme të vaksinës- antitrupat e detyruar në transmetimin viral në sipërfaqen mukozale. Fakulteti dhe studentët e dedikuar të LSU punuan të palodhur me qëllimin për të zvogëluar prevalencën e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në qytete urbane si New Orleans. Falë tyre dhe studentëve të diplomuar si dhe financimit nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës, Claudia ishte në gjendje të realizonte këtë projekt.
Një tjetër punim që pikasi mes kërkimeve shkencore ishte ai i dy studenteve të Mjekësisë nga Shqipëria, Harmela Sinanaj dhe Inva Mamica me fokus lidhjen mes diabetit dhe dëmtimit konjitiv. Fakti që kjo ishte eksperienca e tyre e parë në kërkimin shkencor dhe mungesa e fondeve nuk i ka penguar dy të pasionuarat pas shkencës të mbajnë gjallë kuriozitetin dhe të kërkojnë në fushat e panjohura të shkencave mjekësore. Nën udhëheqjen e Dr.Ilir Alimehmeti ato demonstruan aftësi shumë të mira në kërkimin shkencor. Ato arritën në përfundimin se diabeti lidhet me pikët e ulëta në MMSE dhe demencë të mundshme. Për më tepër studimi i tyre për Diabetin Tip i 2 dhe Dëmtimin Konjitiv ka impakt dhe rëndësi domethënëse socio-ekonomike dhe mjekësor. Të vlerësuara në krye të aplikimeve shqiptare, dy studentet synojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre në kërkim shkencor në të ardhmen. Të qenit pjesë e We Speak Science i ka ndihmuar ato të zhvillojnë këndvështrime të reja për shkrimin mjekësor dhe arritjet shkencore. Si studente nga një vend në zhvillim, ato shpresojnë që të përdorin sa më mire njohuritë e tyre në të ardhmen për të ndërtuar një sistem shëndetësor më të mirë.

















