Këto mendime tuajat, përkeqësojnë më shumë ndienjën e ankthit

550
E keni parasysh atë ndjesinë e sikletshme në stomak që na shoqëron gjatë gjithë kohës në momente të caktuara?
Frikën apo mungesën e frymëmarrjes së plotë, që duket sikur po na mbërthen fytin? Po, është pikërisht ajo gjendja e ankthit, të cilën e kemi provuar të gjithë të paktën njëherë në jetë. Mjekët kanë arritur në përfundimin se gjatë kësaj periudhe, njerëzit janë të prirur të besojnë gjëra të cilat mund të përkeqësojnë ankthin e tyre.
1. Besoni se jeni të dobët
Kur përjetojmë gjendje ankthi, mendimet tona tentojnë të jenë negative dhe gjëja e parë që imagjinojmë ngjan me skenën më horrror të mundshme. Më e keqja është se nuk tentojmë t’i shohim gjërat pozitivisht dhe sipas psikologëve, duhen 3 mendime me energji pozitive që të mund të rrëzojnë një mendim negativ. Por ajo që dashur pa dashur nuk e kuptojmë, është se kjo na bën që të adaptohemi me këtë gjendje dhe dalja prej saj do të bëhet edhe më e vështirë. Mos e dënoni veten për dobësitë tuaja.
2. Ankthi ka nevojë për kurim
Shpeshherë ne e dimë se gjendja në të cilën ndodhemi nuk është normale, por gjithsesi përpiqemi ta neglizhojmë, duke e shmangur si temë. Në kulturën tonë besohet se ankthi nuk ka nevojë për kura dhe shumë njerëz i tremben kësaj. Hapi i parë është ta pranojmë atë dhe më pas të bashkëpunojmë për të dalë sa më parë nga situata. Nuk ekzistojnë barna specifike që shërojnë ankthin, por ka forma të ndryshme që mund ta menaxhojnë.
3. Ankthi është i keq për mua
Prania e stresit apo e ankthit në trupin tuaj, nuk është më e keqja që mund të ndodhë. Mjaft ia thatë vetes këtë. Të ndjerit keqardhje për veten shton edhe më shumë stresin, i cili dëmton rëndë shëndetin. Përpiquni të keni kurajo dhe besim në vete dhe kjo do të japë rezultatet e veta në gjendjen emocionale.
4. Unë nuk kam asnjë arsye të fortë për të qenë me ankth
Kush ka një jetë perfekte? Askush! Shumica e njerëzve, në periudhën kur ndihen të ngarkuar psikologjikisht, shprehen se nuk arrijnë ta kuptojnë këtë duke qenë se nuk kanë asnjë arsye për t’u ndier ashtu. Por mund të vijë nga faktorë të ndryshëm, që nga gjërat e vogla që na shqetësojnë në përditshmërinë tonë, e deri tek ngjarjet që vërtetë lënë gjurmë.
5. Do të ndihem gjithmonë kështu
Këtu gabojnë të gjithë. Në momente të tilla, edhe pse ndiheni të dobët dhe nuk jeni të kthjellët në atë që mendoni, një ide e tillë nuk do t’ju ndihmojë aspak. Madje, kjo mund të bëjë që të adaptoheni me këtë gjendje dhe të bëhet më e vështirë për të shpëtuar prej saj. E sigurt është që do të kalojë, por ju duhet ta besoni vërtetë këtë.
Sigal