Këngëtarët e shquar “strehë” te grupi muzikor “Albanët”

1015
Sigal

INTERVISTA/ Flet muzikanti dhe kryetari i grupit muzikor “Albanët”, z. Gojard Kodra

Grupi që ai drejton Gojard Kodra është bërë i famshëm në diasporë… Tashmë lidhjet e tij me spektatorin shqiptar janë të  pandashme, për faktin e vlerave që ky grup dhe këngëtarët që e shoqërojnë kanë përcjellë emocion në vite tek artdashësit brenda dhe jashtë atdheut. Këngëtarët më të shquar shqiptarë në këto koncerte kanë qenë së bashku me grupin muzikor “Albanët”, sidomos në vende si Italia, Greqia, Gjermania, Zvicra. Anglia, Amerika…  

Grupi muzikore “Albanët” është themeluar që prej 8 vitesh dhe ka lidhje të vazhdueshme me të gjitha shoqatat e shqiptarëve nga Australia, Amerika, Kanadaja pa diskutuar shtetet evropiane. Kohët e fundit ky grup me këngëtarët më të mirë shqiptarë të këngës popullore ka dhënë shumë koncerte kryesisht në Greqi dhe në Itali. Sipas Sinan Hoxhës e Petrit Lulos, bashkëpunimi me këtë grup ka qenë shumë i suksesshëm dhe kjo tregohet nga vetë ftesat e shumta sidomos nga shoqatat e shqiptarëve në Evropë. Kështu, ditët e Festave të Nëntorit 2011 tri këngëtaret e mirënjohura, Artiola Toska, Rozana Radi, Maya Aliçkaj, nën drejtimin e grupit muzikor “Albanët”  e drejtuar nga Gojard  Kodra dhanë disa koncerte në Itali të ftuar nga shoqata të ndryshme shqiptare në këtë vend.. Për mëse katër ditë grupi “Albanët” kanë lëvizur në qytete të ndryshme italiane, duke ndezur atmosferën e festive për emigrantët shqiptarë. Tashmë bashkëpunimi i grupit “Albanët” me këto tri këngëtare i ka kaluar të pesë vitet bashkëpunim, i cili tregon për rezultate dhe profesionalizëm pasi ftesat për koncerte kanë shkuar deri në Australinë e largët.

Kur është krijuar grupi muzikor Albanët?

-Grupi muzikore “Albanët” është themeluar 9 vite më parë. Pjesëtarët e grupit janë: Ardian Malaj – violinë dhe saksofon, Arben Shyti-kitarë, Gentjan Cara, Gojard Kodra-organ si dhe drejtues muzike.

Cili ka qenë dhe është qëllimi i këtij grupi?

-Qëllimi i këtij grupi është të luajë sa më bukur muzikën shqiptare dhe pa e deformuar atë. Grupi muzikor “Albanët” ka një lidhje të gjerë përsa i përket trevave shqiptare. Koncertet që kemi marrë pjesë kanë qenë të shumtë, pothuajse në gjithë Evropën, Australi. Koncertet  e  fundit kanë qenë më rastin e 99- vjetorit të festës së Pavarësisë. Ato janë mbajtur në shtetin e Italisë, Padova, Arco, Torino.
Si mundësohen këto koncerte?
-Me organizatorët tanë. Në Padova organizatori i koncertit ishte Vilson Dona, që jeton prej shumë vitesh në Padova. Nga Padova vazhduam turin në Arco, provincë të Trentos. Atje organizatori ishte Shkëlqim Danaj nga Vlora. Ëmbëlsira e këtij koncerti ishte dhe grupi polifonik nga Dukati i Vlorës.

Ndjeni lodhje nga koncertet e shumta?

-Aspak. Ky është profesioni im. Unë lodhem kur rri jo kur lëviz. Lëvizja më gjallëron. S’mund ta perceptoj veten vetëm në Shqipëri.

I mungon familjes?

-Sigurisht. Bashkëshortja dhe vajza ime e ndjejnë mungesën, por kemi mirëkuptim. E ndihmojmë dhe përkrahim njeri tjetrin në nisma me interes të përbashkët.

Cila ka qenë rruga më e largët e grupit tuaj muzikor?

-Austalia e largët. Do 24 orë udhëtim së bashku me ndërrimin e aeroplanëve në aerodrome të ndryshme. Eshtë larg por kemi ngelur të befasuar. Aty na kanë pritur si në ansnjë vend tjetër. Një ngrohtësi dhe një patriotizëm i pa menduar. Mund të them se në atë vend shqiptarët e ndjejnë më shumë se kudo tjetër mungesën e atdheut.

Ju keni qenë disa kohë emigrant, përse u kthyet në Shqipëri?

-Vetë krijimi i grupit kërkonte lidhje me këngëtarët. Nga jashtë kjo lidhje nuk do të kishte atë koordinim që kemi këtu. Kjo ishte arsyeja kryesore. E dyta është se unë përsëri emigrant jam pasi koncertet më të shumta jashtë i kam.

Çdo të thotë të jesh jashtë Shqipërisë?

-Në vitet e para mall. Pastaj stabilizim. Më vonë mall dhe lëvizje. Por tani të gjithë emigratët janë legalizuar, është bërë liberalizimi i vizave prandaj largësitë janë zvogëluar. Malli është zvogëluar. Emigrantët sot janë lëvizës nuk janë stabël.

Mendoni se keni zgjedhur profesionin e duhur në jetë?

-Sigurisht. Eshtë profesioni që më ka pëlqyer dhe që më pëlqen. Muzika është pjesë e jetës sime, është zemra ime e dytë. Ajo më siguron jo vetëm të ardhurat për familjen, por dhe më qetëson shpirtërisht. S’mund të rria ansjë minutë larg muzikës. Më është bërë ushqim shpirtëror i pa zëvendësueshëm.

Cilat janë këngët më të preferuara nga emigrantët?

-Këngët popullore me tekts atdhetar dhe këngët epike. Këngëtarët me të cilët bashkpunoj janë më shumë këngëtarë popullorë. Por me raste bashkpunoj edhe me këngëtarë të muzikës së lehtë.

Lidhja juaj me politikën?

Politikë?! Kurrë. As e kam menduar. Po e them se si mbaj mend shumë politikanët, pasi jam në lëvizje. Unë merrem me politikë, merrem me politikën e atdheut tim. Merrem duke çuar muzikën e bukur shqiptare kudo në botë. Unë bëj prezent këngët shqiptare, kulturën tonë. E ku ka politikë më të bukur se kjo kur mbledh shqiptarët e të gjitha bindjeve politike apo fetare në një sallë të madhe. A mund ta bej dot politika këtë? Kurrë. Ja kjo është politka që bën muzika, që bën kënga. Ne bëjmë një politkë të pa zëvendësueshme. Bashkojmë shqiptarët, përhapim kulturën tonë heqim sterset e njerëzve, bashkojmë kulturat me vendet ku shkojmë.

Raportet tuaj me njerëzit?

-Bë një të mirë dhe shkruaje në rërë, ndërsa të mirën që të bëjnë gdhende në gur.

Çfarë vlerësoni tek një njeri?

-Mirënjohjen dhe veprën. Përçmoj llafet e tepërta. Aq më tepër burrave s’u kanë hije fjalët e shumta.

Çfarë lexoni?

-Pak revista dhe gazeta. Ndjej se më mungon shumë libri. Në rini skam lënë libër pa lexuar, ndërsa tani puna dhe lëvizjet ma kanë hequr nga dora librin. Ndihem fajtor përpara tij.

Keni kohë të lirë dhe si e kaloni?

Kam shumë pak kohë të lirë dhe atë pak kohë e kaloj me familjen. Ndihem aq mirë mes tyre sa më duket vetja i përkëdhelur mes dashurisë dhe ambientit që më krijojnë.

Ç’është familja për ju?   

-Strehëza më  e bukur që ka krijuar zoti.