Kaltrina Berisha: Me përkrahje mund të arrish atje ku do

802
Kaltrina, si ndjeheni tani që Miss Summer World ka përfunduar dhe ju keni marrë një vend të mirë dhe tepër të lakmueshëm në këtë kompeticion? 
Definitivisht ndihem shumë mirë dhe shumë me fat, duke pas parasysh konkurrencën që ka qenë jashtëzakonisht e fort dhe në mesin e gjitha vajzave arrita t’i rrëmbej 3 çmime… 
Si ishte gara në këtë kompeticion bukurie? 
Mendoj se më janë hapur shumë rrugë me pjesëmarrjen time në Miss Summer World… 
Si i shihnit konkurrentet? 
Ka qenë një garë siç e ceka jashtëzakonisht e fort dhe konkurrenca e madhe 
Ç’mendim ke për jurinë e spektaklit Miss Summer World? 
Respekt për gjithë jurinë, mendoj se ka qenë vlerësimi korrekt
“Që të jesh miss nuk duhet vetëm bukuria fizike”, kjo është një frazë që lakohet shpesh. Për ju, si duhet të jetë një miss? 
Normalisht se duhet me qenë edhe e bukur mirëpo kjo nuk do të thotë se vetëm me bukuri mund te arrish në majat e suksesit… 
Sipas mendimit tënd, si arrihen majat e suksesit?
Gjithmonë duke punuar në maksimum për të arritur atë që dëshiron, dhe normalisht të kesh përkrahjen e dikujt… Tani jam duke punuar në spektaklin televiziv ODEON SHOW ku protagonistet kryesor janë Naim Abazi dhe Mihrije Braha duke mos harruar ta ceki dhe regjisorin e këtij spektakli Blerdi Malushi dhe u jam shumë mirënjohëse për përkrahjen e tyre… 
Cila ishte ëndrra juaj në vogëli? 
Ëndrra ime gjithmonë ka qenë kjo që unë sot pikërisht jam duke u ngjitur lart dalëngadalë ky ka qenë synimi im gjithmonë dhe mendoj se me punën time do arrij aty ku gjithmonë kam dëshiruar… 
Juve, çfarë ju bëri përshtypje nga organizimi në Durrës i Miss Summer World 2016? 
Organizimi ka qenë në nivel të duhur mikpritja dhe dashuria që kanë shpreh organizatoret ndaj gjitha vajzave që kemi qenë në pjesëmarrje në veçanti Albana Çakrishi 
Kush ju ka shtyrë më shumë për të vazhduar në rrugën e bukurisë? 
Gjithmonë kamë pas përkrahjen e prindërve dhe ata jon meritoret kryesor për sukseset e mija deri më tani duke mos harruar ta falënderoj producentin Dashnor Asllani që gjithmonë është afër meje… 
E keni menduar të bëni karrierë në Shqipëri? 
Pse jo ne jemi një komb dhe kur te ofrohet mundësia pa dyshim duhet te bashkohemi me shumë se kurrë Shqipëri -Kosovë… 
Profesioni i jetës tënde do jetë…? 
Mendoj se në një të ardhme të shkurtër do bëhem gazetare. 
Ku e sheh vetën pas disa vitesh? 
Pa dyshim se ne skenë, mirëpo mendoj edhe te studioj gazetarinë… 
Ndonjë histori nga jeta jote… që e kujton më shumë me të qeshur apo që të ka mbetur peng?
Nuk kam ndonjë histori të veçantë mirëpo e kisha përmend pjesëmarrjen time të parë në Miss Drenasi 2014 ku aty kanë qenë fillimet e para të karrierës… 
Miss dhe gazetari, cila është pasion dhe cila po shndërrohet në dashuri? 
Për momentin modelimi, meqenëse unë sapo kam përfunduar shkollën e mesme dhe në të ardhmen pretendoj të merrem me gazetari. 
Për çfarë nuk preferoni kurrë të flisni? 
Meqenëse unë jam e re në moshë, nuk kam ndonjë histori që nuk do të kisha dashur të flas. 
Çfarë kërkon nga jeta? 
Të kem shëndet në radhë të parë… 
Cili apo cilat janë hobit tuaja? 
Hobi im është vallëzimi… 
Jeni e dashuruar? 
Nuk jam e dashuruar… 
Si e ëndërron mashkullin ideal? 
Jam shumë e re në moshë, vetëm 18 vjeçe dhe nuk po ëndërroj njëherë, hahaaaa! 
Intervistoi: Klaudia Malaj 
Sigal