Java e modës në New York, trendet e bukurisë

613
Deri më tani, ju kemi mbajtur hap pas hapi, me gjërat më të bukura që kemi parë, e kësaj radhe do të ju sjellim tre gjëra, që kemi nxjerrë nga paraqitja e këtij viti: kapak të spikatur të syve, stolisje të fytyrës dhe grim pa-grim. Shikoni se si disenjatorët i kanë përqafuar këto trende të bukura mode. Kapak të spikatur të syve. Ky lloj i grimit të syve, ishte i popullarizuar në shumicën e pasarelave, transmeton Telegrafi.
1- Nga e kuqja neon tek Peter Som, tek e kaltra e fortë te Honor, këto hije të syve kanë qenë mbreti i sezonit.
2- Por, kapakët e spikatur, nuk qenë e vetmja mënyrë e grimerëve, për t’ju mbajtur njerëzve sytë e përqendruar. Stolisjet shkëlqyese në fytyrë, të të gjitha formave dhe madhësive, kanë qenë një zgjidhje e popullarizuar. Varësisht se a kanë vënë yjet shkëlqim apo rrathë në sy, stolisjet nuk kanë qenë vetëm për fustane në këtë sezon.
3- Në anën tjetër të spektrit, trendi “kështu jam zgjuar” ishte një trend i madh i bukurisë në pasarelat e këtij viti.Grimi natyral pa maskara, vijëzues apo buzëkuq, ka lënë që të shkëlqej bukuria e brendshme e modeleve.
Sigal