Ja ku mund t’i gjeni kërpudhat “njeri”

475
Këto kërpudha, që janë “zbuluar” tani, në fakt kanë ekzistuar vazhdimisht para syve tanë, por nuk i kemi parë ato. Kërpudhat me formën e njeriut nuk janë gjetur në ndonjë xhungël të largët, por pranë një rruge në Angli. Jonathan Revett e ka si hobi mbledhjen e kërpudhave, ku ka edhe një uebsajt rreth tyre. Ai i kishte parë këto kërpudha të çuditshme që në vitin 2000, por u desh që të kalonin disa vjet para se të ekzaminoheshin ato. Tani është konfirmuar edhe zyrtarisht, se bëhet fjalë për një lloj të ri të kërpudhave, të quajtura Geastrum britannicum. Në fakt, kjo kërpudhë nuk është aspak e rrallë, meqë është gjetur në 15 lokacione në Britaninë Jugore.
Sigal