Intervistë me këngëtaren Leonora Gjoni, Terpollari: Vargjet, melodia e këngës time u përcjell njerëzve vendlindjen në sy edhe në zemër

Kënga ime e vendlindjes sjell mallin me lotin e syrit, e zemra pulson kujtimet e vendit ku janë varret e të parëve të tu

Jakup B. GJOÇA

Leonora Gjoni Terpollari është një “kanarinë” e këngës së vendlindjes së Skraparit, që tashmë përbën një traditë kulturore. Zonja Leonora, në intervistën për gazetën “TELEGRAF” thotë se ajo e kënga e gjetën vetveten në intentitetin e njëra-tjetrës dhe se kënga është tregues i mirëpritjes së vendlindjes së saj. “Në repertorin tim modest kënga ime ndjen, përjeton, interpreton dhe evokon tradicionalen e folklorit të këngës dhe valles së trevave të Jugut, tematikën e ngjarjeve historike në shekuj, të trimave dhe trimërive të tyre, të vendosura në kohë e në vendlindjet e tyre”- pohon Leonora.

KËNGA E VENDLINDJES DHE LOTI I EMIGRIMIT

Sigal

Kur kam dhënë koncert në emigrim para bashkëfshatarëve, bashkëkrahinasve të mi, kam parë lotët e mallëngjimit në sytë e tyre. Këto emocione t’i përcjell, t’i shkakton vetëm kënga e gurrës së vendit, ku u linde, ku u rrite. Një nënë, pas koncertit aty në emigrim më tha: “- Bijë, me këngët e tua të vendlindjes sonë, më solle kujtimet e kohës time, që jetova aty, më solle tani në sy zërat e njerëzve të mi, që prehen aty, në tokën e vendlindjes”. Kjo është lumturia më e madhe, që ndjej edhe unë si këngëtare. Kur vargjet, melodia e këngës time u përcjell njerëzve vendlidjen në sy edhe në zemër.

-Zonja Leonora, ju jeni një këngëtare e këngës së vendlidjes tuaj, saqë kënga ju ka dhënë indentitetin e saj. Si u ngjysuat ju me këngën?

-Unë dhe kënga e gjetëm vetveten në identitetin e njëra-tjetrës, që në fëmijërinë time, në ADN-në e trungut tim familjar, ku kënga dhe fjala ishin tregues të mikpritjes në vendlindjen time. Në veprimtarinë artistike shkollore, përfaqësoja në fshatin tim, në zonën dhe rrethin, ku jetoja me zërin tim dhe këngët e mia të kënduara me perfeksion dhe të interpretuara me shpirt e zëmër dashuri.

-Duke u nisur nga realiteti ynë i sotëm, migrimi ynë i brendshëm dhe i jashtëm, ju jeni shprehur: “Kënga e vendlindjes ka një vend të veçantë në zemrat tona dhe është gjithmonë kënaqësi ta sjellim me dashuri dhe krenari për trevat tona”. Ky motiv ushqen pasionin dhe talentin tuaj në këngët që  këndoni?

-Për mua, kënga mbetet motivi i jetës time, jam e lindur dhe e rritur me këngën e traditën e vendlindjes.

–Për ju, çfarë mbart kënga, që përcjell traditën, historinë, kulturën e vendlindjes?

-Ndaj jam e vërtetë, kur them, se kënga e vendlindjes sime zë një vënd të veçantë brënda meje, në zemrën time, me plot dashuri dhe krenari për trevat e polifonisë së Jugut, sidomos në realitetin e sotëm të migrimit të dhimbshëm brënda dhe jashtë atdheut e vendlindjes. Në repertorin tim modest kënga ime ndjen, perjeton, interpreton dhe evokon tradicionalen e folklorit të këngës dhe valles së trevave të Jugut, tematikën e ngjarjeve historike në shekuj, të trimave dhe trimërive të tyre, të vendosura në kohë e në vendlindjet e tyre.

Kur shkoj në vendlindjen time, ndjej përlotje deri në dhimbje shpirtërore, këngë vaji bëlbëzoj mes buzëve të mia të thara nga malli për vendlindjen.

-Çfarë përcjell kënga juaj tek bashkëfshatarët, tek bashkëkohësit dhe çfarë përçon tek brezat tanë?

-Kur kam dhënë koncert në emigrim para bashkëfshatarëve, bashkëkrahinasve të mi, kam parë lotët e mallëngjimit në sytë e tyre. Këto emocione t’i përcjell, t’i shkakton vetëm kënga e gurrës së vendit, ku u linde, ku u rrite. Një nënë, pas koncertit aty në emigrim më tha: “- Bijë, me këngët e tua të vendlindjes sonë, më solle kujtimet e kohës time, që jetova aty, më solle tani në sy zërat e njerëzve të mi, që prehen aty, në tokën e vendlindjes”. Kjo është lumturia më e madhe, që ndjej edhe unë si këngëtare. Kur vargjet, melodia e këngës time u përcjell njerëzve vendlidjen në sy edhe në zemër.

-Njerëzit, që tashmë jetojnë larg vendlindjes, si i përjetojnë këngët tuaja?

-Janë pikërisht këto motive, që numërova më lart, që ma shtojnë dëshirën dhe pasionin tim, për t’a kënduar çdo këngë, me shpirt dhe ndjeshmëri të veçantë artistike e të kulturës së vëndlindjes.

-Në këto kohë, kur shumica tashmë ka emigruar nga vendlindja, në kontaktet tuaja, në përshtypjet që ju thonë dhe ju përcjellin, çfarë mbresa, ndjenja mbeten tek ju, si këngëtare e këngës së vendlindjes?

-Kënga ime dëgjohet me kënaqësi në gjithë brezat moshore të dëgjuesve dhe shikuesve, nga bashkëfshatarët dhe bashkëkohësit e mi, duke marrë prej reagimeve të tyre komente dhe dedikime tepër të përzemërta, të sinqerta , sa emocionuese aq edhe impresionuese!  Në veçanti, përjetime të tilla bashkë ndajmë me ndjekësit e mi larg vendlindjes!

Muza ime rrjedh tek malli për vendlindjen, dashurinë njerëzore, paqen shpirtërore, bukuritë natyrore të atdheut tim.

Muza juaj artistike, nga buron?

-Muza dhe frymëzimi im artistik ka si burim krijimtarie pikërisht mallin ndaj vendlindjes, dashurinë njerëzore, paqen shpirtërore, bukuritë natyrore të atdheut tim, respektin për brezin e moshës tretë, etj.

-Në një realitet globalizëm, edhe përsa i përket shijeve artistike për këngën, muzikën, sa është qasja dhe preference e njerëzve tek kënga e vendlindjes?

-Realiteti i globalizmit na dikton shije të ndryshme në art, muzikë, këngë…e përsëri këngët e vendlindjes, mbetën preferenca të pakontestuara për çdo njeri, për çdo krijues apo interpretues.

-Zonja Leonora, kur shkoni tashmë në vendidje, cila është mbresa juaj tek realiteti i sotëm në vendlindje?

-Kur shkoj në vendlindjen time, i respektuari gazetar, ndjej atë që ndjen çdokush, kur shikon fshatra dhe shtëpi të braktisura dhe të rrënuara, ndjej përlotje deri në dhimbje shpirtërore, këngë vaji bëlbëzoj mes buzëve të mia të thara nga malli për vendlindjen!

-Ju falenderoj!