“I mësova Leos efektin e drogës”

715
Ujku i Wall Street, Jordan Belfort, tregoi se iu desh t’i mësonte aktorit Leonardo DiCaprio se si të sillej sikur kishte pirë drogë, pasi fituesi i çmimit Oscar nuk kishte provuar kurrë më parë lëndë narkotike.
“Nuk kishte marrë kurrë drogë dhe unë i tregove se si ndiheshe dhe se si veproje kur ishe nën efektin e drogës”, tha për “The New York Post” 55-vjeçari Belfort, i cili është intepretuar nga DiCaprio në filmin “The Wolf of Wall Street”.
“Nisa të zvarritesha në tokë dhe DiCaprio regjistroi çdo lëvizje timen për ta bërë më vonë në film”, shtoi Belfort.
Leonardo DiCaprio ka thënë në një intervistë në vitin 2014 se kurrë nuk ka provuar drogë pasi është rritur në një lagje ku shikonte çdo ditë efektin shkatërrues që kishte droga te njerëzit.
Sigal