Homazhet në nder të Agron Balës, të pranishëm të afërm, miq drejtues mediash e politikanë

511
Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan homazhet në nder të gazetarit, Agron Bala, i cili disa ditë më parë ndërroi jetë në një spital në Itali pas një beteje një vjeçare me një sëmundje të rëndë. Të pranishmit në homazhe vlerësuan rolin e tij për kontributin e dhënë për median e lirë dhe të pavarur.
Disa ditë pas ndarjes nga jeta të gazetarit Agron Bala, në hollin e RTSH-së u zhvilluan homazhet në nder të tij,
Të pranishëm në homazhe ishin miq, drejtues të mediave e politikanë të cilët shprehen dhimbjen e thellë për ndarjen e tij nga jeta:
Sali Berisha: Themelues në kushtet e terrorit të vërtetë të rebelimit komunist, të një radioje që do shndërrohej në zërin jo vetëm të opozitës por mbarë qytetarëve shqiptarë dhe që u shndërrua në një legjendë të vërtetë.
Martin Leka: Gazetaria shqiptare ka humbur një ndër përfaqësuesit më të denjë të saj.
“Ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të nderuara të gazetarisë shqiptare”.
Gazetari dhe pedagogu u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 60-vjeçare në një spital në Torino të Italisë pas një beteje për më shumë se 1 vit me sëmundjen e rëndë, e cila i mori jetën.
Profesor Bala u lind në qytetin e Shkodrës. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë- letërsi.
Studimet pas-universitare i përfundoi në Paris të Francës.
Pas diplomimit iu përkushtua botës së letrave, radios dhe televizionit.
Sigal