Shpallet në kërkim një doganier në Sarandë, lejoi futjen e disa gomave kontrabandë

460
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një doganier, i cili dyshohet se lejoi futjen e disa gomave kontrabandë. Burime nga policia bëjnë të ditur se doganieri Migjen Nushi është shpallur në kërkim, pas gjetjes së disa gomave kontrabandë në furgonin tip “Benz”, me targë AA 226 JT. Ndërkohë mësohet se është proceduar penalisht edhe përgjegjësi i grupit të doganierëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Operacioni është kryer nga sektori i anti-kontrabandës.
Sigal