1.
Ai ishte një grup famoz folkorik i krijuar nga duart e arta të rapsodit popullor Feti Brahimi. E kam parë për herë të parë dhe të fundit, shfaqjen e tyre. Një natë në qendër Kotë. Më shkurtazi më thotë Artur Dhamo: Në mbrëmje kemi konkurimet zonale me grupet polifonike.
Atë natë kam parë: diellin dhe hënën, që u shfaqën në horizontin e shpirtit tim, dhe zemra pa atë që sytë nuk mund të shihnin, me siguri. Kjo ishte ora jote, e bukura polifoni. Një grup elegantë famijësh me veshje kostume kombëtare të Labërisë, me fytyra fëminore dhe me një zë magjepës. Kush i pa, i dëgjoi s’u mahnitë. Të dukej sikur ke jetuar në lashtësi. Je endur nëpër legjenda. Ke kujtuar natën, gjumin, vdekjen dhe yjet e pavdekshëm. Ata këndonin, këngët e moçme , i kishte nxjerrë në dritë poeti Feti. Në Labëri kur kënga shkon mirë thonë:gjymë…Dhe asaj mrekullie një varg duartrokitjesh. Sërish, biz!
-Këndojeni, ju lumtë zemra edhe një herë! Juria heshte. Ata zunë këngën dhe atë melodi të bukur, që e kam kënduar nëpër dhëmbë ca kohë pastaj e harruam. Ata natë kënduan edhe grupet e tjerë polifonikë si: Gumenica, Mazhari, Mavrova. Juria vonë shpalli fiuesin. Pa folur edne H.Dalipi, salla buciti: fëmijët e Lapardhasë. Për të qenë më konkretë u thoshnin pionerët dhe Lapardhja. Mirëpo Haxhiu shpalli fitues grupin e fshatit Gumenicë . Edhe ata kishin sjellë një prurje të re të bukur. Por ne të gjithë kishim në sy fëmijtë e Lapardhasë. Atje ishte një mjeshtër si Fetiu. Të gjithë u pikëlluan.Tundin kokat gjithë habi.
-Si u bë kjo punë kështu ?- pyetëm drejtuesin e jurisë.
-Epo s’do vej gjithmonë Lapardhaja ,- tha ai.
Nuk e di se ç’ngjau më tej. Nuk e di si humbi ai grup i vogël fëmijësh që kishin ata zë magjik. Nuk e di. Po të kishte ecur në ato gjurmë , fama dhe shkëlqimi i tij do ti kishte mbytur me kohë. Them me siguri se do ta kishin rrëzuar në gjunjë, grupin e madh të Lapardhasë. Dashuria për këngën zgjerohej çuditërisht. Dhe nga thellësia e bukurisë së saj, u rritën lastarët e rinj. Filloi tranzicioni. Askush nuk pyeste për polifon , aq më pak për këngën.Të gjithë thoshin:”Paraja , shokë paraja…
2.
Reportazhin e parë për grupin e famshëm të Lapardhasë e kam shkruar tre muaj para festivalit të Gjirokastrës. Gazetarja e Zërit të Vlorës, Zana. M më pyeti një ditë.
-Gëzim, a shkon autobusi në fshatin Lapardha? Qesha.
-Laparadha është në maj të Shashicës.
-Autobuzi shkon në Kotë.
-Po nga Kota sa mban rruga?
-Dy orë në këmbë.
Më tha:”Dëgjo më kanë ngarkuar të shkruaj një reportazh për grupet polifonike , që do të shkojnë në festivalin e Gjirokastrës. Mund ta shkruash ti, më tha dhe ma sill.
Herët u ngrita dhe zura rrugën. Kishte një pasarelë për në Lapardha.Te shkalla e Mavrovës. Pasarela ishte si mos më keq. Dhogat ishin një këtu, një atje dhe poshtë shquhej lumi mbi atë lartësi marramëndëse. Në kohët e acarta ishte rrezik të kaloje,por banorët e fshatit s’kishin udhë tjetër. Kur zinte ulurimën juga e bardhë, ura tundej dhe ngrihej lartë. Ishte tmerr të kaloje atë urë në atë kohë. Ura tjetër, gjysmë pasarelë kalonte një rrugë gjithë baltë dhe mbante më larg. Kështu,që të gjithë i drejtoheshin rrezikut.Uji derdhej nën urë. Një det i madh, të jepte frymën lartë. Një lumë morincash kalon nëpër mua. Kalova fushën. U ngjita nëpër një rrugë traktori. Në fshat te dyqani, gjeta Fetiun dhe djemtë e Lapardhasë.Shkuam te shtëpia e tij.Na dha një gotë raki.Ishte zhegë vere.Potet honë lavdëroni verën për bujarin e saj.Hapi dritaren dhe u ndje aroma e malit. Era vjenë duke u endur nëpër kodra.
E pyeta si e kishte gjetur këngën.Më tha se shkonte nëpër dasma.Mbante me vete në xhep një bllok.Punonte normistë Fetiu.E dëgjova nga babai këtë këngë.Pastaj në një dasmë dëgjova melodinë, dhe ja këndova Nazifit. Kemi punuar shumë. Deri sa ai e shpuri në atë, që është sot melodia e bukur. Pra zgjatja e vargut Janino…
Ky reportazh u botua në faqen e 1,3 të gazetës: Zëri i Vlorës. Tre ditë më vonë e dha Radio Tirana në shtypin lokal, ditë e enjte, ora 11.15. Dhe të premten e botoi në faqen 1 dh 3, gazeta Bashkimi. Ky ishte reportazhi i parë për grupin e Lapardhasë. Deri athere grupi ende nuk njihej mirë, veçse në festivalet zonale. Dhe në vjeshtë në bedenat e kalasë pushtoi si një magji ajo perlë e paharueshme. Grupi solli këngë të tjera, në vitet që pasuan. Por, si Janina, asnjë tjetër. Stina e lotëve ka qenë dhe ka ikur. Janina kishte rrënjë të thella dhe degë të larta. Tani, që i shoh gjërat më qartë, thërras: O Zot, më kthe në atë, që isha…Ta shikoja edhe një herë Janinën në skenë.
3.
Një djalosh i ri, që kishtë sy e vesh muzike. Ai ishte Artur Dhamo. Priste të shkonte në universitet. Dhe si për çudi e çuan në Mavrovë. Shtëpia e kulturës ishte një sallë e re e madhe përballë koçekëve, pas zyrave në lindje të Kotës. Ky djalosh flokkaçurel me gishtat, që i fluturonin në fizarmonikë. Ashtu si poetët luajnë me penën mjeshtërisht. Ai djalosh luante me gishtat në çdo tastierë. Dhe çdo udhë e mirë, atje ka edhe dorën e Arturit. Kujtoj aso kohe edhe Baxhulin me firzamonikë në krahë. Edhe Namazin dhe të gjithë ata që bënë një udhë në grupet polifonike. Njerëzia e donte këngën polifonike. Po të bëheshin dy lebër bashkë , vinte dhe i treti ziente kënga. Në udhë, nëpër makina, në hije të rrepeve, në dasma, në gëzime. Kudo kënga përhapej, nëpër tokat pjellore dhe në lumenjtë e kënduar. Por kësaj kulture këngë si :”Janinës çi panë sytë”, zor se do vijë sërish. Dhe kënga pas kësaj shtegëtoi si pelegrinë. U mundua edhe ansambli i këngëve popullore. Me zërin e Hysni Zelës. E instrumentuan. Por nuk pati atë shkëlqim. Vetëm RAI e solli një variant muzikor brilantë dhe gati bashkohorë. Por, që nuk zgjati shumë. Nuk e di nëse ruhet gjëkundi. Këngët e zakonshme, në sytë e njerëzve të vegjël, janë të mëdha. Por Janina në sytë tanë, është magji e paanë. Lindja valëzon kallinjtë e arta të grurit. Në tokat skërka ritet egjëra. Dhe në errësirën e kësaj bukurie, lindi Janina. Në lumin që shuan bukurinë, ne gjejmë shpresën tonë. Por Janina edhe pas 40 vjetësh ka mbetur bukuri e rallë, pa rivalë.