Flet piktori Aleksandër Dragoti: Si u ndjeva kur ilustruar baladat e Ismail Kadaresë dhe Agollit që lidheshin me epikën

21
Sigal

Flet piktori Aleksandër Dragoti: Te ndërmarrja Josif Pashko jam njohur me Dashnor Diko, Aleksandër Gjoka, Alida Hisku, Rexhep Çeliku.

  • -Në monizëm shkolla kishte shumë kërkesë llogarie ndaj kanë dalë talente.
  • Nuk harroj kurrë ilustrimet në revistat “Yllka”, “Pionieri”, “Fatosi”, “Horizonti”,
  •  Kam bërë portrete të mëdha të Enverit që e mbanin punëtorët e ndërmarrjes “Josif Pashko”.
  • – Ilustrimet e para i kam filluar në vitet ‘80, ku kishte përgjegjësi dhe kërkesë llogarie.
  • – Jam ndjerë mirë kur kam ilustruar edhe baladat e Ismail Kadaresë, Agollit që lidheshin me epikën, Konstandinin dhe Durantina, Lahuta e Fishtës.

Albert Z. ZHOLI

Aleksandër Dragoti është një emër i njohur në pikturën shqiptare. Me mbi 45-vjet eksperiencë punimet e tij ndodhen në shumë shtëpi apo muze brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pikturat më të famshme të tij ndodhen në Muzeun Kombëtar të Athinës dhe cilësohen ndër më të mirat nga specialistët. Vitet e fundit kryesisht ai merret me pikturën abstraksioniste, moderne, e cila është më e pëlqyera në botë. Nëse do numëronim pikturat e tij ai thotë me modesti se do jenë rreth 800, por që nuk është i saktë. Ka në koleskion të gjitha gjinitë si portreti, natyra e qetë, peisazhi, kompozimi, abstraksionizmi, të cilat tashmë nuk janë pronë e tij…

  • Një jetë me penel në dorë. Piktura pafund, net pa gjumë dhe sadisfaksion shpirtëror. Nëse kthehesh pas në vite çfarë kujton? Kur keni filluar për herë të parë të ilustroni dhe cilat kanë qenë gazetat dhe revistat tuaja të para që keni filluar të ilustroni?

Po, është e vërtetë kam një jetë me penel në dorë. Koha ecën dhe unë e ndjek atë me penel. Kanë ndryshuar sistemet, kanë ndryshuar marrëdhëniet njerëzore, por peneli mbetet gjëja më besnike e ime. Me atë qaj hallet, shqetësimet, ndaj vetminë, gëzimin, hidhërimin, vizionin, çdo gjë që ka lidhje me jetën. Dhe kur memdoj fillimet habitem. Shpejt, shumë shpejt! Ilustrimet e para kanë filluar në vitet ‘80, ku në atë kohë ishin revistat “Yllka”, “Pionieri”, “Fatosi”, “Horizonti”. Këto ishin për shtresa të ndryshme të moshës fëminore. “Yllkat” ishin për kopshtet, “Fatosi” për parashkollorët dhe “Pionieri” ishte për klasat e 3-8. Unë u njoha me Xhevat Beqarajn, që ka qenë Kryeredaktor i revistës “Fatosi” dhe aty u angazhova me fillesat e para dhe me ilustrimet e personazheve, që kanë qenë të njohur në atë kohë si Adelina Mamaqi, Odise Grillo, Gaqo Bushaka, Shpresa Vreto etj.. U lidha me Ramadan Fatmaxhiun, i cili më vonë më tha se do të bëhesh piktor i revistës së “Yllkave”. Ai ishte Kryeredaktor i kësaj reviste. Kisha një rubrikë te yllkat 4 faqe. Ato ishin tentativat e para që unë bëja. Ishte 4 -faqesh që ishte tregim pa fjalë. Ishin tregime të ndryshme si me shiun, për bregdetin dhe fëmijë që shkojnë në plazh, ndodhitë mes fëmijëve, për lulet etj. Aty punonte edhe Alida Frashëri që ishte piktore e Fatosit dhe Kryeredaktor ishte Sokol Jakova, që përgjigjej direkt për cilësinë e revistës “Fatosi”. Punoja paralelisht, punoja në të gjitha revistat e asaj kohe. Në revistën Horizonti ka qenë  Thanas Qerama dhe redaktor Zefir Shehu dhe Agim Zeka. Këtu më angazhuan për shkencën, biologjinë dhe bëja tregime të ndryshme vetëm me anë të figurave. Bëja edhe për planetët duke krijuar një lloj universi edhe për planetët, por edhe për problemet e asaj kohe. Por edhe me revistën “Pionieri”, ku ka qenë drejtues Besim Tula, ku njëkohësisht ka qenë edhe një piktor tjetër Llambi Dido. Në revistën “Pionieri” ka qenë Shpresa Vreto, Odise Grillo. Unë ilustroja edhe tek revista “Shkenca dhe Jeta”. Në tërësi pata një suport të madh edhe nga mediat e asaj kohe siç ishte “Zëri i Popullit”, gazeta “Bashkimi”, ku intervistohesha për ilustrimet. Më vinin shumë në punë, ku kam qenë si përgjegjës artistik, kulture në ndërmarrjen “Josif Pashko”, ku unë merresha me propagandën dhe agjitacionin. Për punën e bërë kam marrë shumë falënderime. Kam ilustruar edhe baladat e Ismail Kadaresë, Agollit, që lidheshin me epikën, Konstandinin dhe Durantina, Lahuta e Fishtës, Kapelja e Skënderbeut. Muji dhe Halili etj. Kam pasur një cikël shumë të ngjeshur nga viti ‘80-‘90, pastaj erdhi koha e re.

 

Shpejt, shumë shpejt. Ilustrimet e para kanë filluar në vitet ‘80, ku në atë kohë ishin revistat “Yllka”, “Pionieri”, “Fatosi”, “Horizonti”, këto ishin për shtresa të ndryshme të moshës fëminore. “Yllkat” ishin për kopshtet, “Fatosi” për parashkollorët dhe “Pionieri” ishte për klasat e 3-8. Unë u njoha me Xhevat Beqarajn, që ka qenë Kryeredaktor i revistës “Fatosi” dhe aty u angazhova me fillesat e para dhe me ilustrimet e personazheve që kanë qenë të njohur në atë kohë si Adelina Mamaqi, Odise Grillo, Gaqo Bushaka, Shpresa Vreto etj…

-Por të ndalemi te një moment, në sistemin monist. Si pikturoheshin portretet e ish-udhëheqësve të asaj kohe? Portretet e udhëheqësve ishin të përcaktuara, ju a kishit leje për të pikturuar Enver Hoxhën?

Për portretet e Enverit në zyrat shtetërore piktorët ishin të përcaktuar, por në portretet e mëdha që mbaheshin në supe nga klasa punëtore gjatë manifestimeve kisha leje. Në atë kohë kam bërë portrete shumë të shokut Enver dhe portret me shumë kualitet dhe figura të shumë anëtarëve të Byrosë Politike dhe këto vendoseshin në ballë të ndërmarrjes “Josif Pashko” që ishte një nga ndërmarrjet më të mira në rang republike. Vinin direktiva nga Komiteti i Partisë që autorizoheshin persona të veçantë piktorë për ta ushtruar dhe për t’i bërë këto portrete. Në atë ndërmarrje ka qenë drejtori i Josif Pashkës që nuk jeton më; Koço Konomi. Ishte një njeri punëtor, mjaft autoritar, pasi në ndërmarrjen tonë bëheshin pritje ministrash. P.sh në atë kohë vinin si ministri i asaj kohe Fareudin Hoxha, ku shënoheshin planet e realizuara dhe njëkohësisht përcilleshin direktivat e reja të Partisë ku ne shpeshherë merrnim falënderime.  Në ndërmarrjen tonë dhe në Shtëpinë e Kulturës që ishte një nga modelet e mira që e kishte projektuar Gazmend Tepelena. Ne merrnim përsipër që të bënim edhe koncertet e Majit dhe aty kanë dalë emra shumë të  njohur siç ka qenë: Alqi Boshnjaku (që sot nuk jeton më), Alfred Kaçinari, Elida Buçpapaj. Jam njohur edhe me Çesk Zadenë, sepse Josif Pashko kishte një vend nderi në koncertet e majit, mbante vendin e parë në lidhje me valltarët e shquar e asaj kohe. Aty ka qenë edhe Dashnor Diko, Aleksandër Gjoka, Alida Hisku, Rexhep Çeliku.

Në atë sistem kishte shumë talente, kë do të veçosh nga piktorët që ke njohur?

Ai sistem ka nxjerrë shumë piktorë të talentuar, po shumë. Kjo pasi kishte kërkesë llogarie në shkolla. Në atë kohë studiot e piktorëve kanë qenë në stabilimentin “Mihal Duri”, që nga Sali Shijaku, Myrteza Fushekati, Perikli Çuli, skulptori  Janaq Paço, Shaban Hadëri, Mumtaz Dhrami u rritëm në ato studio. Qysh në fëmini në këto studio vinte dhe Edi Rama. Unë do të veçoj piktorin e mirënjohur Edi Hila, një piktor i talentuar, një piktor me vizion.