Fituesit e Çmimit të Filantropisë 2016

522
Sigal

Partnerët Shqipëri
organizoi në mbrëmjen e 24 Nëntorit ceremoninë gala ku u shpallën fituesit e
konkursit “
Çmimi i Filantropisë 2016”.


 

Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë
konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e
falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për
përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë.


 

Në këtë ceremoni festive që përkoi me 15 vjetorin
e krijimit të Partnerëve Shqipëri, morën pjesë një numër i madh personalitetesh
nga qeveria shqiptare, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri,
institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të
biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.




 

Fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2016:

 

Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Balfin
Group,
 me
motivacion:


Për
kontributin e gjithëanshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve e
komuniteteve, për mbështetjen e ideve inovatore të sipërmarrësve të rinj, për
vëmendjen e vecantë të treguar ndaj institucioneve e organizatave që ofrojnë
shërbime për fëmijët me sindromën Down, personat me çrregullime të spektrit
autik, të moshuarit, e personat me sëmundje terminale, si dhe për ndjeshmërinë
e treguar ndaj mbrojtjes së mjedisit.
      Çmimi u dorëzua nga Znj.
Valentina Leskaj, Zëvendëskryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Fondacionit “Santa Maria –
Marianisti”,
 me
motivacion:


Për
kontributin e dhënë në arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve nga familje të
varfra,  komuniteti Rom dhe Egjyptian, si dhe për aftësimin profesional e
rritjen e mundësive të punësimit për gratë dhe vajzat në territorin e Bashkisë
së Lezhës.      
Çmimi u
dorëzua nga Z. Bledar Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Znj.
Violeta Volumi,
 me
motivacion:


Për
ngritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së parë të librit audio shqip në
funksion të leximit dhe edukimit të të gjithë komunitetit shqipfolës brenda dhe
jashtë Shqipërisë, e veçanërisht të personave që nuk shikojnë.  
Çmimi u dorëzua nga SH.T. Z. Christoph Graf,
Ambasador i Zvicrës në Tiranë.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Familjes
Baholli
, me motivacion:


Për
kontributin e shquar dhe të shumëanshëm dhënë gjatë viteve 1925 – 1935 në
mbështetje të zhvillimit ekonomik të qytetit të Elbasanit, dhe promovimit të
edukimit të të rinjve dhe të rejave të qytetit nëpërmjet ndërtimit të
bibliotekës “Qemal Baholli”.     
Çmimi u dorëzua nga Znj. Eglantina Gjermeni,
Ministre e Zhvillimit Urban.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Sevim Arbana, me motivacion:

Për
kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në zbutjen e
varfërisë dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të
gjithë.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua “Fundjave
Ndryshe”
, me motivacion:


Për
aktivizmin vullnetar që nxit solidaritetin dhe humanizmin për zbutjen e
varfërisë dhe ndihmën ndaj familjeve dhe individëve në nevojë.


 

Çertifikatat e mirënjohjes u dorëzuan nga Z.Andi
Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.