Fatmira Mustafaj: 76 vjetori i dëshmorit Koço Brisku

Organizata e Familjeve të Dëshmorëve Berat,në bashkëpunim me shkollën 12-vjeçare “Koço Brisku” Lapardha,përkujtuan në varrezat e dëshmorëve 76-vjetorin e dëshmorit Koço Brisku dhe 80- vjetorin e rënies të dëshmorëve të kësaj komune : Brahim Toska,Faik Jaho,Qerim Nonaj, Tare Durmo,Tofik Boni, Veiz Patriku,Vesel Pone,Zylfo Myzeqari. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre : Kunata e dëshmorit Koço Brisku, Tefta Brisku, dy mbesat e dëshmorit Lida Brisku Mata dhe Matjeta Brisku. Nëndrejtori i shkollës Lapardha,mësues e nxënës,kryeplaku i fshatit z.Bajram  Tabaku dhe n,nënkryetari i bashkisë z.Arjan Shkëmbi. Cremoninë përkujtimore e hapi kryetari i Org.së familjeve të dëshmorëve z. Ferit Metko.Fjalën e rastit e mbajti sekretarja e përgjithshme znj.Fatmira Mustafaj  :  Kombet e qytetëruara që i kanë dhënë njerëzimit kulturë e progres,krenohen me bijtë e tyre të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre Atdheut dhe Lirisë. Edhe ne,shqiptarët ndër breza kemi nderuar dëshmorët dhe i kemi kthyer ata në simbol atdhetari, në bashkatdhetarë të përpjekjeve për progresin e vendit.Homazhet në varrezat e dëshmorëve zënë vend në kalendarin e ditëve përkujtimore,si dita e madhe e njerëzve të pavdekshëm që janë rënë në fushën e betejës për ideale atdhetare e progresive për të lartësuar Atdheun midis kombeve të qytetëruara.Idealet e tyre janë gdhendur në pllakat përkujtimore, në mauzoletë,ku prehen eshtrat,në lapidare e monumente.Dëshmorët e të gjitha kohërave janë pala e shpirti i ndërgjegjes kombëtare,vepra e tyre ushqen lavdinë e kombit shqiptar. Ndaj nderimi për ta është detyrim moral e mbarëkombëtar,është riafirmimi i atdhedashurisë,i vullnetit për të ndjekur aspiratat e tyre më të mira dhe për t’u përcjellë brezave një Shqipëri më të fortë,më të përparuar,si një vend ku mund të jetojmë në Liri e Paqe. Të rinjtë e sotëm duhet të ndërgjegjësohen më së miri,se pa gjakun e sakrificat e të rënëve,nuk do të kishim Atdhe të lirë e të pavarur,nuk fo të kishim demokraci e Përparim.Për të gjitha lavdia u takon të rënëve,ndërsa të rinjve u mbetet detyrë të përvetësojnë e pasurojnë këto vlera për t’u lënë brezave një Atdhe gjithnjë e  të mirë! Kryefjala e ditës së sotme janë të rënët e komunës Otllak,ku bashkë me ta është rreshtuar dëshmori Koço Brisku,që mban me krenari emrin shkolla 12-vjeçare Lapardha. Të gjithë ishin të rinjë ,pa e gëzuar jetën,por kur zëri i Atdheut,nën çizmen fashiste,i thirri ,u ngritën në këmbë duke mbushur shpatet e maleve me partizanë për të çliruar Atdheun e robëruar.Kështu rrëmbyen armët për t’iu përgjigjur ghirrjes së Atdheut,në lulen e rinisë :  Koço Brisku 22 vjeç,Brahim Toska 26 vjeç,Faik Jaho 22 vjeç,Qerim Nonaj 25 vjeç, Tare Durmo 22 vjeç,Tofik Boni 20 vjeç, Veiz Patriku 34 vjeç,Veri Gjata 25 vjeç, Vesel Pone 25 vjeç,Zylfo Myzeqari 17 vjeç. Fatet e Atdheut i poqen para kohe,i burrëruan.Nuk e patën të vështirë të orientohemi drejt mbështetjes të Luftës Antifashiste Nacçl. si shumë bijë e bija  këtij kombi e të shumë vendeve të tjera që vuanin nën robërit fashiste,në koalicionin kundër nazifashizmit,kësaj bishe të egër që i kushtoi .miliona jetë njerëzish. Ja si i thotë dëshmori Koço Brisku nënës kur doli partizan, :”Në rënça në luftë ,ti nënë do të ecësh në rrugën time,do të qëndrosh besnike e idealit të birit tënd!”.Në gjendje të varfër,pas vdekjes së të atit,u detyrua të linte te vitin e katërt  shkollës së mesme dhe u fut në punë,ku u bë anëtar i Rinisë Komuniste.Në rrugën e tij drejt formimit atdhetar ndikoi dëshmori Kristaq Capo.Në shtëpinë e tyre u vendos shaptilografi,ku shtypeshin traktat partizane,që shpërndaheshin nga Koçoja,vëllai i tij,debatikasi Dhimitër Brisku dhe shokë të tjerë në lagjen ” Kala”.Aktiviteti i tij ra në sy të fashistë e dhe u burgos,ku u qëndroi heroikisht torturave të armikut.Më vonë do të merrte pjesë në eliminimin e drejtorit të bankës,spiun i fashiste.Situata e rënduar,ku ai kërkohej nga armiku,e detyroi të shkonte partizan në batalionin” M.Tutulani” ,më pas ai do të jetë përgjegjës informativ në batalionin e parë të Grupit të Skraparit deri në formimin e Brigadës 16 S,ku u bë pjesë e saj.Pas Çlirimit bëhet efektiv i Divizionit të Mbrojtjes të popullit të Elbasanit.Në vitin 1947 emërohet shef seksioni i punëve të brendshme Elbasan,ku në përpjekje me bandat e diversatëve bie heroikisht. Edhe dëshmorët e tjerë të kësaj komune kanë marrë pjesë direkt në përpjekje .me armikun,ku kanë rënë heroikisht dhe kanë larë me gjakun e tyre të gjithë territorin shqiptar e jashtë kufijve.Të rinj në moshë para egërsisë fashiste,por në gjoksit e tyre triumfonte liria,e cila i ktheu në heronj legjendare përballë vdekjes. Atdheu! Liria! I bëri të pavdekshëm! Me gjakun e tyre nënshkruan Pavdekësinë! Lavdi për jetë dëshmorëve e heronjve të Atdheut!

NOA