Evdal Nuri: Prindi, seksi, fëmija…!

549
Sigal

              

1-   Ata
dinin më shumë se ne…..!

Vite
më parë kam punuar si mësues në shkollën” Babë 
Dudë Karbunara “ Berat Në një klasë IV u zhvillua një takim me një
seksologe zvicerane . Ora u kthye në një bisedë të hapur për seksin : S’është
seksi? Kur është mosha që duhet të fillojë”? Cilat janë sëmundjet që
transmetohen nëpërmjet kontaktit seksual? S’i duhet të mbrohemi? e tjerë. Në
fund u bë një anketë pa emra që na befasoi! 30% e nxënësve kishin kryer
marrëdhënie seksuale . Vetëm 10% kishin përdorur masa mbrojtëse . Unë e Fori
rrinim kokë ulur si të hutuar në fund të klasës. Kur nxënësi M. K . iu përgjigj
pyetjes, se seksi duhet të fillojë kur të mbarojë shkolla, e gjithë klasa
qeshi! Pra, kjo u quajt e vonuar. Në fund të orës seksologia zvicerane i dhuroi
nga një perzervativ secilit nxënës.


Kjo për ne ishte ora më e vështirë në
jetën tonë”

 
Po tani? Mosha të vogla në ciklin e ulët të shkollës
grupe –grupe i sheh prapa pallateve që shohin celularët e diskutojnë për seksin!
Me të drejtë thash, se ata dinin më shumë, kurse tani dinë akoma më shumë se
ne!

2– Detyrat e prindërve . Nuk ka dyshim, se ju duhet të flisni me
fëmijën tuaj për seksin, por pyetja është se kur është koha e duhur për këtë? Të
gjithë e dinë se fëmijët lindin si rezultat i kontaktit gjinor. Në këtë drejtim
bashkëshortëve u dalin detyra, jo vetëm në rritjen e tyre, por dhe në edukimin.
Kjo ndofta më e vështira. Për fat të keq, kjo trajtohet si problem i dorës së
dytë. Prindërit bisedojnë me fëmijët për seksin shumë vonë. Në shumë raste
bisedën e bëjnë pasi fëmija të ketë filluar marrëdhënien seksuale. Biseda mbi
seksin me fëmijët për shumicën e prindërve edhe sot, në disa krahina, është
temë tabu. Edhe pse të rinjtë dëshirojnë që prindërit të bisedojnë haptas me ta
për seksin, si me persona të rritur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është
interesante që me gjithë gjoja frikën e tyre nga biseda me prindërit, fëmijët
pikërisht do të donin që të flisnin me ta. Fëmijët tuaj nuk janë “të vegjël”,
në moshën kur seksi fillon të bëhet posaçërisht interesant. Grumbulli i
pyetjeve sillet në kokën tuaj, të cilave nuk dini saktësisht t’u përgjigjeni,
ndërkaq, megjithatë, do të dëshironit që të bisedonit me ta, por nuk dini se në
ç’mënyrë ta bëni! Nuk dëshironi të krijoni përshtypjen se jeni të prapambetur,
ndërkaq sërish, as nuk do të bisedonit me ta, sikur të ishit shokë, sepse nuk
jeni të tillë. Me kujdes zgjidhni fjalët kur komunikoni, sepse ata do ta
thithin çdo fjalë që do t’ua thoni. Kujtojeni veten kur keni qenë në moshën e
tyre dhe të prindërve tuaj. A ka pasur biseda të tilla dhe çfarë keni menduar
ju për prindërit tuaj? Afrojuni pak mënyrës së të folurit të tyre dhe ata do
t’ju hapin zemrën. E gjithë kjo mund të paraqitet në mënyrë argëtuese, e jo në
mënyrë tradicionale, që fëmijët t’i vendosni para jush dhe të bisedoni me ta
duke i parë si vartës e me autoritetin e prindërit. Nëse ju prindërit i dini
parimet e edukimit seksual, mund ta gjeni veten dhe të përfshirë brenda një
situate komplekse arsimore. Në fund të fundit, sa i qartë dhe sa të lehtë e ka
për të kuptuar prindi apo sa do të jetë në gjendje t’ia shpjegojë birit ose
bijës fenomenet e ndryshme të jetës, marrëdhëniet që lidhen. Argumentet dhe
biseda do të përbëhet nga shumë faktorë dhe tema: formimin e qëndrimeve
seksuale,

o  
angazhim
të përcaktuar,

o  

kuptuarit nevojën për të kontrolluar veten e tyre, sjelljen

o  
dhe
shumë problem të tjera .


2-     
Po fëmija?

Është interesant
se fëmijët janë programuar në mënyrë të tillë nga ana biologjike, që pamja dhe
zhurma që nxjerrin të rriturit gjatë aktit seksual perceptohen prej tyre si
“një sulm i egër”. Ata e ndiejnë këtë përpara se ta mund ta parashikoni ju. Kjo
është arsyeja që bota e zhvilluar nuk i vendos fëmijët në dhomën e gjumit . Për
ndërgjegjen e fëmijëve marrëdhëniet seksuale të prindërve janë të rrezikshme
nga të gjitha pikëpamjet, prandaj në këtë drejtim duhet patur shume kujdes. Dy
prindërit u befasuan kur vajza e vogël i tha s’ëmës : “Ç’kishit mbrëmë natën me
babin, që rënkonit e ziheshit kaq shumë?” Tani mjetet e njohjes janë aq të
mundura, sa që detyra e prindërve është ,që t’i bindin fëmijët, që jo të gjitha
ato që shohin në celular, kompjuter janë të dobishme e mund të praktikohen .
Detyra tjetër mjaft e rëndësishme është që të binden, sidomos adoleshentet për
mjetet mbrojtëse dhe pasojat katastrofike që mund të kenë nga mos përdorimi i
tyre. Tani të duket qesharake kur më parë i thoshim fëmijëve: “Ti je i vogël,
s’janë për ty këto punë!” ose, “kush t’i ka thënë këto fjalë? Është turp!”
Shpresojmë. se askush nuk duhet të mendojë e aq më shumë të argumentojë, që
edukimi seksual s’duhet të kryhet me fëmijët në familje , por dhe në shkollë .

 

4—Psikologjia
rekomandon

.

 

Edukimi i mirë
seksual nis me faktin që ju nuk shfaqni shqetësim për shkak të seksit. E
respektoni dëshirën e fëmijës suaj, u përgjigjeni pyetjeve të tyre e u jepni të
kuptoni, që e quani temën seksuale të këndshme , interesante të natyrshme dhe
tepër vetjake, por jo të ndaluar. Kur veçoheni, ata ju shohin si rival, prandaj
mos i mbyllni me “çelës” vajzën apo djalin tuaj. Njohja me seksin duhet bërë në
përputhje me moshën dhe zhvillimin fizik e mendor. Këtu nuk mund të
përjashtohet mjedisi shoqëror, zhvillimi mendor i fëmijës, por dhe çka shikon e
si i kupton, i diskuton me shokët apo shoqet këto probleme. Tutela ndaj
fëmijës, mungesa e dëshirës për të folur hapur me ta, të çon në një situatë të
tillë, që ai mbetet i fundit për të mësuar, çfarë ka ndodhur me fëmijën e tij.
Prindërit që bëjnë një jetë seksuale normale, do bëhen pa dyshim këshilltarët
më të mirë të fëmijëve të tyre. Nuk ka kuptim që të fshiheni pas qëndrimit
pedant, duke bërë qortime, duke bërë vetë të kundërtën. Në qoftë se jeni të
ndershëm në shprehjen e ndjenjave tuaja, kjo do të ishte edhe rruga më e drejtë
për një edukim mendor normal të fëmijës tuaj. Në kohën kur jetojmë kjo është
domosdoshmëri. Bisedat për seksin, duhet të bëhet në përputhje me zhvillimin e
fëmijës, ambientin ku jeton, mjetet e komunikimit që ka në dorë etj. Çdo
neglizhim në këtë drejtim, do të sjellë pasoja të pariparueshme për të ardhmen.

.