‘Çmimi krimineli më i bukur në botë’ tashmë i dorëzohet një tjetër të burgosuri

531
“Çmimi krimineli më i bukur në botë” tashmë i dorëzohet një tjetër të burgosuri.
Ai është Mekhi Alante Lucky 20 vjeçar nga Karolina e jugut. I njohur ndryshe si “Prison Bae” ka nënshkruar një kontratë me agjencinë e modës “St Claire Modeling”. E veçanta e tij qëndron e gjitha tek sytë, njëri sy jeshil e tjetri sy kafë, dhe janë lehtësisht të dallueshme në foto. 
Fotoja e tij e arrestimin në 2016 u bë virale në internet, dhe agjensia e modës ka pritur derisa Mekhi Alante Lucky të lirohej nga burgu për ta rekrutuar në kastin e tyre.
“Pashë foton e tij të arrestimit vitin e kaluar. Pamja e tij është e jashtëzakonshme. Pashë diçka shumë interesante tek ai. Unë thjesht doja ta dija se kush ishte ai. Si përfundim gjeta Instagramin dhe ja ku jemi sot”, u shpreh për InsideEdition.com Demanti O’Bryant, themeluesi St Claire Modeling.
20- vjeçari është arrestuar në prill të 2016 pasi zotëronte një makinë të vjedhur si dhe për kundërshtim të forcave të policisë.
Gjatë një interviste për “The Sun”, Lucky është shprehur se nuk synon të bëhet si Meeks, por dëshiron të shkojë përtej asaj ç’ka ka arritur ai.
“Dua të vazhdoj modelingun, të bëj aq sa mundem dhe me të vërtetë që po e shijoj çdo moment. Nuk dua të ndjek hapat e Jeremy Meeks”, u shpreh ai.
Jeremy Meeks, sot një model i sukseshëm ka qenë i arrestuar në 2014, dhe fotoja e tij në burg “çmendi” vajzat, por edhe agjensitë e modës.


Sigal