Ekskluzive/ Detajet e dasmës mbretërore të Princit Leka II dhe Elia Zaharia

654
Sigal

Gazeta
Telegraf/

Ditën e
shtunë më 8 tetor, në Tiranë, siç është bërë e ditur tashmë, organizohet dasma
e Lartësisë së Tij Princit Leka II dhe Zj. Elia Zaharia.

 

Në këtë
ditë të veçantë për Familjen Mbretërore të Shqipërisë, por edhe për vendin tonë
që do të presë përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës dhe më
gjerë, ceremoniali nis me celebrimin e çiftit në mjediset e Pallatit të
Brigadave, vijon me një pritje në Rezidencën pranë Galerisë së Arteve dhe
mbyllet me darkën festive përsëri në Pallatin e Brigadave.


poshtë, synojmë t’ju japim një program të përmbledhur sesi do të vijojnë
aktivitetet gjatë ditës së nesërme.

Për të
ndjekur ceremoninë e celebrimit, mediat janë të ftuara të vijnë në orën 09.30 në
mjediset e Pallatit të Brigadave. Në këtë çast, Mjeshtri i Ceremonisë dhe
Drejtori i Komunikimit do ndajë përfaqësuesit e mediave sipas kategorisë së përcaktuar
paraprakisht: mediat e akredituara për transmetimin live dhe mediat e tjera që
do të qëndrojnë vetëm jashtë godinës, ndërsa mediat zyrtare, një kategori e
parapërcaktuar, do të kenë akses të plotë.

Në këto
mjedise mund të ndiqet, nga ora 10.00-10.45, mbërritja e të ftuarëve, ndër ta
edhe Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma
e Marokut, LSP Farah Diba, MS Mbretëresha Sofia e Spanjës etj.. Të ftuar në
celebrim janë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i
Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir
Meta, ministra të Qeverisë etj..

Mjediset
në Pallatin e Brigadave dhe në Rezidencë janë dekoruar nga Class Events, i cili
është një nga partnerët e Familjes Mbretërore Shqiptare në organizimin e kësaj
dasme, bashkë me Hotel Rogner, Hotel Sheraton, Xheko Imperial, Steens Herrmode,
AB Stjarntryck, Bys, Pastelitos, Birra Korcca, Kantina Bardha, Flora S,
Viktoria Kliniken, Era, Mrizi i Zanave, Fondation Culture Europe,
Profesionistët e Gjelbërimit, Frutomania, Blerina Kllokoqi Rugova, stilistja e
fustaneve të Elias, Tradita Veshje Popullore, The Plaza Tirana, Pastarella,
Ruinart, Napoleon.

Në orën
11.00 pritet të fillojë celebrimi në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i
Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.

Në orën
11.15 përfaqësuesit e klerit në Shqipëri do të mbajnë fjalën e tyre përshëndetëse
për këtë martesë dhe në orën 11.30 celebrimi do të mbyllet me fotot përkatëse,
për të vazhduar me një pritje prej 800 të ftuarish në Rezidencë.

Në orën
12.15 parashikohet mbërritja e çiftit dhe të ftuarëve në festën në Oborr, ku
Princ Leka do të mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.

Mediat e
akredituara për darkën e dasmës, e cila do të ketë rreth 300 të ftuar, luten të
paraqiten pranë Pallatit të Brigadave në orën 18.00. Në orën 18.30 pritet mbërritja
e çifti dhe përgjatë një ore do të vijojë mbërritja e të ftuarëve, edhe e Lartësive
të tyre.

Festa do
të hapet me kalimin e çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia
Zaharia dhe fjalimin përshëndetës të Z. Skënder Zogu rreth orës 20.50.

Më pas
gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Z.Gjergj
Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e
tortës në orën 24.00.


gjithë personat që do të mbulojnë mediatikisht dasmën, janë të lutur të paraqiten
me një veshje të përshtatshme për eventin, mundësisht në ngjyrë të zezë.

Program

11:00-12:15

Ceremonia
zyrtare e martesës në Pallatin Mbretëror.

12:30-15:00

Çifti
princëror takohet me të ftuarit në pritjen e organizuar në rezidencën
mbretërore.

20:00-23:30

Darka e
dasmës në Pallatin Mbretëror.