Dua Lipa, sukses edhe si modele

638
Ajo ka vetëm pak ditë që ka publikuar videoklipin e projektin e saj më të ri muzikor “Last Dance”, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm në tregun muzikor, por sukseset për këtë artiste me origjinë shqiptare sapo kanë nisur. Dua Lipa ka lajmëruar përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të “Instagram”-it, se ka arritur të mbyllë një marrëveshje me stilisten e famshme britanike Stella McCartney, duke u bërë imazhi i kësaj firme të njohur. Lipa do të jetë imazhi i koleksionit të fundit të “One City One Girl”.
Sigal