Disa mënyra si të thyeni rutinën në shtrat

505
Jeni mërzitur me seksin monoton dhe pa fantazi?
Ju është mërzitur pozicioni i misionarit dhe dhoma juaj e gjumit (vendi i përhershëm ku kryeni marrëdhenie)?
Është e kuptueshme kur keni kohë të lidhur bashkë, pasioni zbehet. Por kjo sdo të thotë që nuk e doni më njëri-tjetrin, apo ju duket më pak tërheqës. Kjo do të thotë që është koha të thyeni rregullat dhe të ndryshoni rutinën. Kjo rutinë dhe monotoni mund të ndikojë në marrëdhenien tuaj me partnerin.
Ja disa mënyra:
Ka gjithmonë kohë për “një të shpejtë”
Seksi i shpejtë mund të jetë zbavitës dhe ju shton akoma më shumë dëshiren për të. Kur çiftet shprehin fizikisht dëshirën e tyre për njëri-tjetrin, kjo shton intimitetin. Përfito kur femijet i keni çuar tek gjyshërit dhe shtrëngoni pas vetes partnerin. Nëse keni kohë që rrini bashkë, një sulm erotik surprizë do t’ju bëjë të ëndërroni për ditët në vazhdim.
Kujtoni “kohët e vjetra”
Dihet tashmë që në fillim të çdo lidhjeje partnerët mezi presin të qëndrojnë vetëm e të zhyten në pasion. Ka raste ku keni ngecur dhe në makinë sepse ju dukej shumë e gjatë rruga për të shkuar në dhomën e gjumit.
Kujtoni pra njëherë këto kohë të lavdishme. Vish një natë të brendshme provokuese, ulu në sediljen e pasme të makinës dhe joshe partnerin si dikur. Strategjia është e thjeshtë: rizgjoni ato ndjesi të pakontrolluara që ju bënë të çmendeshit për njëri-tjetrin.
Provoni gjëra të reja
Për të thyer rutinen në shtrat provoni pozicione të reja ose bëni një vizitë në “Dyqanin e lodrave intime”. Do të gjeni gjëra interesante dhe argëtuese. Mund të provoni zarin e seksit dhe të bëni ç’thotë ai ose blini një lojë me letra ku janë shkruajtur gjëra pikante. Seksi është zbavitës prandaj luani me të. Gjithashtu një tjetër ide është të vendosni pasqyra në dhomën e gjumit, përballë krevatit dhe të jeni të sigurt që kur shihni veten dhe partnerin, eksitimi juaj rritet më shumë.
Bëni paqe me seks
Keni dëgjuar të thonë që seksi pas një zënke është më i miri. Duket pak e çuditshme që të mendosh për të kur je e nervozuar dhe e vetmja gjë që do është të nxjerrësh inatin me britma. POR, është e mundur që të gjithë zemërimin e zënkës ta ktheni në energji seksuale. Në realitet, pas një zënke trupi yt prodhon sasi të konsiderueshme adrenaline dhe dopamine, nxitës të dëshirës seksuale. Herën tjetër kur të ziheni, kujtohuni që lufta fitohet në shtrat duke bërë seks pasionant.
Sigal