Di Caprio dhe 3 artistë nderohen me çmimin “Crystal” në Forumin Ekonomik të “Davos”-it

304
Në Zvicër janë çelur këtë të mërkurë punimet e Forumit Ekonomik të Davosit në Zvicër, në takimin e 46 vjetorit. Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, punimet janë çelur ndryshe, me një çmim special për aktorin hollivudian Leonardo Di Caprio dhe zv.presidentin amerikan Joe Biden, i cili edhe një herë bëri thirrje për të përshpejtuar luftën kundër sëmundjes nga kanceri, sëmundje nga e cila humbi një vit më parë edhe djalin e tij.
DiCaprio ishte vetëm një ndër 4 personalitetet që u nderuan me një çmimi në Forumin Ekonomik të Davosit, me çmimin e kristaltë, “Crystal Award”. Bashkë me të u nderuan edhe këngëtari dhe autori William Adams i njohur ndryshe me emrin e artit WilI.I.Am, aktorja kineze Yao Chen dhe artisti Olafur Eliasson nga Gjermania.
Çmimet u paraprinë edhe një nga koncert që startoi zyrtarisht punimet e Forumit të Davos, nga violinçelistja e famshme Yoyo Ma.
Ndërkohë më herët zv.presidenti amerikan Joe Biden, i bëri thirrje liderve botërorë që gjenden në Zvicër, që të shtojnë përpjekjet për të luftuar sëmundjet e kancerit, për të avancuar në kërkimet shkencore dhe mjeksore për të bërë të mundur sa më parë trajtimin e kësaj sëmundje që po avancon me hapa marramendëse duke marrë qindra e mijëra jetë njerëzish në vit.
Madje edhe një herë ai bëri thirrje për tu bashkuar me iniciativën e lancuar më herët në 2015-ën, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të luftuar bashkë sëmundjet vdekje-prurëse.
Delegatët ndërkohë janë mbledhur bashkë në Davos për të diskutuar çështjet kryesore ekonomike. Tema e këtij viti e forumit të famshëm që mbahet çdo vit në këtë periudhë të vitit, është “Revolucioni industrial” ku fjala kryesore në ditën e para të Forumit do të mbahet nga Mauricio Macri nga Argjentina, kryeministri Justin Trudeau nga Kanadaja, Alexis Tsipras i Greqisë, David Cameron nga Britania e Madhe dhe Johann Schneider-Ammann, kryeministër i vendit mikëpritës i forumit, Zvicrës përpara rreth 300 figurave më të larta publike në botë.
Janë mbi 2500 figura publike, biznesmenë, zyrtarë të lartë dhe qeveritarë, organizata ndërkombëtare, akademikë, personalitetet të botës së televizionit dhe mediave, që marrin pjesë në forumin ekonomik të Davos në Zvicër, që starton më 20 janar deri më 23 janar.
Gjatë forumit do të mbahen 250 sesione dhe workshope, gjatë të cilave pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen e të njihen edhe me një robot në trajtë njerëzore, të quajtur HUBO, zhvilluar në korenë e Jugut. Dizajnuesit e tij thanë se HUBO mund të drejtojë një makinë dhe të ngrejë e të lëvizë objekte.