Çfarë është Nomophobia dhe pse të gjithë vuajmë prej saj

603
Ndryshe mund të themi se është sëmundja e brezit tonë.
Nomofobia eshte varesia ndaj smartfoneve dhe për ekspertët kjo është një sëmundje. Frika obsesive se nuk mund të jeni të arritshëm në celular, quhet “nomofobia”, sikurse përkufizohet nga ana shkencore. Për më tepër, kjo semundje prek të rinjtë nga 18 në 25 vjeç, me vetëvlerësim të ulët dhe probleme në marrëdhënie.
Ata që janë të prekur mund të provojnë gjendje të vërteta ankthi, me marrje mendsh, dridhje, mungesë të frymëmarrjes dhe rrahje të shpejta të zemrës në rast të mungesës së rrjetit apo të telefonit jashtë përdorimi. Për ekspertët fenomeni i nomofobisë lidhet me përdorimin e shpeshtë të rrjeteve sociale. Abuzimi me rrjetet sociale mund të sjellë izolim. Jo vetem kaq. Madje, sipas studimeve të ndryshm më shumë se sa gjysma e përdoruesve kanë tendenca që të shfaqin gjendje ankthi kur mbeten pa bateri, kredite apo mbulim të rrjetit.
Sigal