Bëni dush çdo ditë? Ja shkaku pse kjo është shumë e gabuar

793
Dushi është për ne një rutinë po aq e rëndësishme sa edhe gjumi.
Por nëse keni menduar se kjo gjë ju ndihmon në higjenën tuaj dhe pastrimin e lekurës, atëherë jeni gabuar. Sipas ekspertëve të higjenës, të bësh dush përditë është e dëmshme për trupin tuaj. Lëkura ka nevojë për yndyrnën e saj dhe nuk duhet të jetë e thatë çdo ditë pasi kjo është e rrezikshme bakterologjikisht.
Mjekët dermatologë pohojnë se dushi rrit mundësitë e prekjes nga sëmundje të ndryshme, pasi lëkura e thatë plasaritet dhe i lejon mikrobet që janë në sipërfaqë të hyjnë në shtresat e brendshme të lëkurës.
Megjithatë, shumica e njerëzve gjatë ditës nuk vijnë në kontakt me papastërtinë – pothuajse në kurrfarë papastërtie. Njerëzit të cilët kanë vendosur të bëjnë dush më pak nuk janë dembelë, por mendojnë më gjerë për shëndetin e lëkurës. Shumë njerëz e kanë kuptuar se bërja më e rrallë e dushit ndikon dobishëm në sëmundjet e lëkurës si ekzemat. Dushi më i rrallë është më i mirë për lëkurën, ashtu si edhe larja më e rrallë e flokëve tuaja. Vajrat natyrore, të cilat i sekretojmë dhe të cilat e mbrojnë lëkurën tonë i shpëlajmë me ujë të ngrohtë (sidomos të nxehtë), sapunë dhe gjel.
Ndaj dushit dhe larjes së shpeshtë të fytyrës trupi reagon me rritjen e prodhimit të vajrave dhe kështu hyni në rrethin e pastrimit të vazhdueshëm dhe problemeve me lëkurë të yndyrshme. Nëse ndaloni me larjen e shpeshtë të flokëve, si dhe dushit të shpeshtë, pas një periudhe të shkurtër të përshtatjes, prodhimi i vajrave do të kthehet në normale.
Sigal