U bë milionere me vetëm 13 dollarë

512
Një unazë diamanti e blerë dekada më parë për vetëm 13 dollarë është shitur në Britani për rreth 850 000 dollarë.
Unaza ishte parashikuar të shitej për rreth 450 000 dollarë, por i kaloi të gjitha parashihet duke u shitur për pothuajse dyfishin e shumës.
E quajtur diamanti “dhjetësh” – ngaqë kishte kushtuar vetëm 10 paund britanikë, unaza u ble në vitin 1980 nga një treg në rrugë ku shiteshin gjëra të përdorura.
Diamanti 26.27 karatësh mendohet të jetë nxjerrë në shekullin e XIX, por historia e tij është e panjohur në detaje, shkruan “The Independent”.
Gruaja britanike, emiri i së cilës nuk bëhet i ditur, e shikoi unazën në vitin 1980 dhe kujtoi se guri ishte një xhevahir zbukurues. Ajo e përdori unazën milionëshe rregullisht deri kur këtë vit vendosi ta vlerësonte.
Unaza u konfirmua edhe nga Instituti Gemologjik i Amerikës si diamant origjinal.
Një tjetër artikull i shitur në të njëjtin ankand ishte edhe unaza e diamantë e ish-Kryeministres britanike, Margaret Thatcher, të cilën e kishte vendosur në gisht në një sërë ngjarjesh të rëndësishme, përfshirë rastin kur u dorëhoq si kryeministre.
Unaza e “Zonjës së Hekurt” u shit për rreth 100 000 dollarë, pothuajse 3-fishi i shumës së parashikuar.
Sigal