BE me një super projekt. WIFI falas në vendet publike

1031
Bashkimi Europian vendos që të ofrojë internet falas për qytetarët e 28 vendeve anëtare. Projekti “wirles falas në vendet publike” do të nis zbatimin pas miratimit të BE. Ekspertëve shpjegojnë se në vendet publike si bibliotekat, parqet, qendrat shëndetësore, sheshet dhe muzetë do instalohen pajisjet e WIFI hotspot të cilat do ju mundësojnë të gjithë personave që do lidhen internet falas dhe të shpejt.
Projekti WiFi4EU me kosto në vlerën e rreth 120 milion euro do sjell internet të shpejt dhe për qytetarët që jetojnë në zona rurale. Komisionerja e Ekonomisë Dixhitale të BE-së, Mariya Gabriel sqaroi se projekti pritet të zbatohet deri në 2020 për të gjithë vendet e Bashkimit Europian, shkruna intv.al.
Sipas skemës, Shtetet e BE-së do mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve Wi-Fi për vendet publike me vlerën e 15 mijë eurove 
Fillimisht, Komisioni Europian do paguaj kostot e instalimit të pajisjeve ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen do ti mbulojnë vetë vendet.
“Qëllimi i këtij programi është ta bëjmë Evropën të dukshme dhe të dobishme për qytetarët tanë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme”, deklaroi Komisionerja.
Sigal