Bashkia e Korçës është kthyer në “çerdhe” nepotike, “shtab partiak” dhe “seli ortodokse”

667
Përparim HALILI
Edhe lista e kandidatëve për deputetë të Korçës e përzgjedhur nga Peleshi, 85% të emrave i të besimit ortodoks dhe 100% të besuar të tij 
Gjithë drejtuesit dhe zyrtarët e kësaj bashkie janë përzgjedhur nga dyshja Peleshi-Filo dhe vetëm pastruesit e zyrave janë të besimit mysliman, ndërsa shumica e pastruesve të rrugëve e kanalizimeve janë të komuniteteve rome dhe egjiptian
Bashkia e Korçës, që pothuajse është sa 50% e krejt Qarkut të Korçës si territor e numër popullsie dhe që ka në administrim afro 70% të pasurive të zonës toka, objekte, troje, ish-ndërmarrje ekonomike shtetërore e burime të tjera mbi dhe nëntokësore, sipas një informacioni thuhet se nga seli shtetërore është kthyer në “Seli fetare ortodokse”, ku bëhen mëkate korrupsioni e mbahen “mesha pendese” me dyer të mbyllura, ku së bashku që prej kryetarit Sotiraq Filo e deri tek zyrtari i fundit që është “ushtar” i klanit “Peleshi-Filo”, mblidhen dhe rrëfejnë e falin gjithë “mëkatet” e njeri-tjetrit! Kjo është punë e drejtësisë dhe në mos sot, që kupola e bashkisë është kthyer në “bunker sekretesh” dhe mbrohet prej paraardhësit ish-kryetar Nikollaq Peleshi, patjetër që një ditë “letrat” do të hapen e do të gjykohen. Skandali qëndron në faktin, se 90% e administratës së kësaj bashkie përbëhet me drejtues, zyrtarë, nëpunës e punonjës të besimit ortodoks, ndërkohë që në punët më të rëndomta të “fshesës dhe lopatës” apo të ndonjë pozicioni që nuk ka lidhje me “punët” që bëhen brenda kësaj bashkie, janë ortodoksë, të përzgjedhur me “CV” fetare, besnikërie e shërbesash të verbra ndaj kreut të bashkisë dhe interesave që Nikollaq Peleshi ka në projektet që ai financon dhe menazhon në territorin e kësaj bashkie, por edhe në bashki të tjera të Qarkut Korçë, të cilat kanë stampën “mavi” të “Rilindjes”! Mjafton të shikosh strukturën organike të kësaj bashkie dhe të drejtuesve e nëpunësve të çdo sektori dhe konstaton faktin skandaloz, që zyrat janë mbushur vetëm me ortodoks. Në drejtimin dhe zyrat e kësaj bashkie është instaluar qëllimisht, një dominim fetar aq masiv, sa të krijohet përshtypja sikur nuk je në bashki që u përket të gjithë banorëve të zonës, por sikur je brenda Katedrales së Kishës Ortodokse! Nuk themi që ortodoksët, nuk kanë të drejtë të punësohet, përkundrazi duhen vlerësuar si pakica kombëtare edhe në Korçë, por që në bashki me mbi 80% të banorëve me kombësi shqiptare e besim mysliman, institucioni të drejtohet vetëm nga individë të besimit ortodoks, sikur është “kryesi seli e Kishës ortodokse”, kjo përbën një skandal dhe mohim total të së drejtës së përfaqësimit në qeverisjen lokale të shumicës së popullsisë së kombësisë bazë, që janë shqiptarët! Por edhe në këtë “fetarizim” të administratës së “bashki-kishës” së Korçës, Nikollaq Peleshi është kujdesur që në zyra të punësojë dhe emërojë ortodoksit familjarë, krushqi, shokë e të besuar të tij, të cilët drejtojnë gjithë sektorët e shërbimeve të kësaj bashkie, që si “kryeprift” ka Sotiraq Filon, ndërsa si “Hirësi Qendrore” ka Nikollaq Peleshin! Në Korçë, nuk flitet më për bashki por për “bashkësi fetare, familjare, partiake dhe ekonomike-financiare”! Ky shqetësim është denoncuar shpesh tek kryeministri Rama, por ai ka heshtur, mbasi “kambanën” e kësaj bashkie ia ka dhënë në përdorim Nikollaq Peleshit, këtij besimtari e shërbestari “kokulur”, që për çdo gjë bënë vetëm “Amin!” 

E sikur të mos mjaftonte ky “fetarizim dhe familjarizim” i bashkisë, Nikollaq Peleshi, ka “fetarizuar e familjarizuar” edhe listën e kandidatëve për deputetë të “Rilindjes” në qarkun Korçës. Vetëm 15% e emrave të kësaj liste, nuk janë ortodoks dhe vetëm 20% nuk janë familjarë të afërt të Nikollaqit. Por të gjithë, janë pjesë e rrjetës nepotike dhe gatishmërisë për t’u vetë-përdorur e përdorur nga shefat si “dele”, ku bëjnë pjesë edhe dy udhëheqës të mirënjohur të “Rilindjes”, ai që riktheu ligjin e importit të plehrave dhe ajo që komandonte “traun” e futjes së tyre! 
Lista e kandidatëve për deputetë në Korçë
1. Niko Peleshi
2. Eduart Shalësi
3. Elisa Spiropali
4. Ilirjan Pendavinji
5. Ilir Xhakolli
6. Edlira Bode
7. Ardit Konomi
8. Enslemvera Zake
9. Sotiraq Bratko
10. Gentjana Drabo
11. Zamira Meto
12. Edlira Donecki
13. Erion Qiriako
Sigal