Ambasada e SHBA-së nis aktivitetet në Panairin Kombëtar të Librit

540
Ambasada amerikane në Tiranë nisi aktivitetet në Panairin Kombëtar të Librit, duke hapur stendën e saj në Panairin e 18-të, që ka çelur sot siparin e përvitshëm në Tiranë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet faqes se saj në rrjetin social Facebook, konfirmon: “Sot, ambasada amerikane në Tiranë hapi zyrtarisht stendën e saj në Panairin e 18-të Kombëtar të Librit”.

“Zëvendësambasadori David Muniz, i shoqëruar nga Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Ryan Roberts, nisën aktivitetet e ambasadës në Panairin e Librit me një bashkëbisedim të hapur mbi arsimin në Shtetet e Bashkuara dhe rëndësinë e librave për të ardhmen e brezit të ri. Zëvendësambasadori, Muniz. i falenderoi studentët për vizitën në Panair, si dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të tyre për punën si diplomat në Shqipëri”, behet e ditur ne faqen e ambasadës së SHBA-së. 
Sigal