Aktori i “Scarface” vdes në moshën 85 vjeçare

479
Robert Loggia, aktori i filmit “Scarface” ka ndrruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 85-vjeçare.
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas një beteje 5 – vjeçare me sëmundjen e Alzaimer-it.
Ylli i kinematografisë botërore, njihet për interpretimet e tij në shumë filma në rolin e të fortit apo të djalit të keq, por që në të vërtetë kishte një zemër të madhe.
Por, roli i cili i dha atij më shumë sukses dhe që e bëri atë të njohur dhe që të mbahet mend edhe për publikun shqiptarë ishte pikërisht interpretimi i tij në filmin “Scareface”, në vitin 1983. I njohur si Frank Lopez në këtë film ai interpretonte në rolin e një bosi droge në krah të Al Pacino dhe Michele Pleiffer.
Robert Loggia ka interpretuar në disa filma të tjerë të mëdhenj si: “Prizzi’s Honor”, “Big”, “Independence Day”.
Sigal