Rama në Kukës: Reformat për shtetin jo për zgjedhjet

462
Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar në Kukës turin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.
Rama mbrojti reformat e qeverisë duke u shprehur se shteti është trajtuar si qen dhe se reformat e mazhorancës nuk po bëhen për të fituar zgjedhjet e ardhshme, por për të mirën e vendit.
Edi Rama: “Pse shteti i trajtuar si qen rrugësh, që çdokush i fut nga ndonjë shkelm kur e shef, siç ka ndodh këto 25 vjet, nuk është në gjendje që t’i shërbejë qytetarit, nuk është në gjëndje të investojë, të rrisë mbështjetjen dhe nga do vijë ajo Shqipëria që e duam të gjithë, që e kërkojnë njerëzit në FB, e thonë që na premtuat këto po s’kemi parë gjë hiç, një shtet normal, i përgjegjshëm të detyron të sigurohesh, që kur të vijë puna e pensionit ta kesh pensionin aty se sot je i ri dhe mendon që kurrë nuk do të shkosh në pension. Por pyesni pensionistët këtu, dhe mua që po më afrohet mosha e pensionit që fillon e kupton që pensioni vjen.
Nuk vendoset fati i zgjedhjeve të ardhshme nga këto reforma, por vendoset si cila do jetë Shqipëria që do kemi pas 20 vjetësh. Janë 20 vjet që luhen këtu. Organizata e Partisë Socialiste nuk mund të jetë vendi ku e vetmja temë që flitet është jam në punë, je në punë, pse u fute ti në punë, e jo unë dhe gjithmonë bëhet fjalë për punë në shtet. Dhe për të mos folur për detyrimin që ka çdo përfaqësues i PS për ta mbajtur me nder çdo pozicion në raport me njerëzit, që jo gjithnjë ndodh si duhet”.
Sigal