Ajo tregon sërish se është vështirë të konkurrohet

Rihanna, një “princeshë përrallash” në premierën e “Valerian and the City of a Thousand Planets”
Rihanna tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit në të cilin do të marrë pjesë “Valerian and the City of a Thousand Planets”. Këngëtarja dhe aktorja goditi me zgjedhjen e bërë në veshje teksa parakalonte të hënën e 17 korrikut në Hollywood. E veshur me një fustan rozë pastel, me shpatullat e zbuluara dhe me pjesën e pasme të zgjatur, 29 vjeçarja jepte pamjen e një princeshe e cila sapo kishte dalë nga një rrëfim përrallash. Dhe duke ju përshtatur deri në detaje fustanit, Riri kishte zgjedhur një make up shumë të lehtë. Këngëtarja e “Wild Thoights” sërish tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke treguar se vështirë të konkurrohet.


NOA