Ahmet Demaj: Drashovica “NDERI I KOMBIT” dhe dy epopetë më të rëndësishme të Luftës së Vlorës 1920

-Nazmi Kola shkrimtari që tek filmi “Duel i heshtur” gatoi për Dhimitër Anagnostin, Ndrek Lucën, Reshat Arbanën, Bujar Kapexhiun

-Si përshkruhen në libër emra personalitetesh si Fatos Arapi me poemën “Drashovica”, “Muntaz Dhrami” për monumentin e dy epokave

NOA

– Historia e rrallë e nënës në Vranisht që pranë djalit të saj qau dhe për ushtarin gjerman të vrarë

– Të befason libri “Nëpër shkreptimat e jetës” ku gjejmë një nënë tjetër me emrin Madhe Kalo, shkruar nga ushtari italin Leo Malagola

                                     (Mbresa nga një aktivitet)

Ahmet Demaj

-Kryetar i Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” dega Vlorë

 

Zgjodhëm të vijmë në Drashovicë jo vetëm në pragun e 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, por dhe muajit të Letërsisë dhe Arteve duke plotësuar të 2 kollonat e veprimtarisë së SH.A.K. Labëria” “Nderi i Kombit” me qëllim kryesor sot inagurimin e librit më të ri të këtij fshati: “Nëpër shkrepat e jetës sime” me autor z. Nazmi Kola me parathënie të Prof. dr. Bardhosh Gaçes.

Mbasi lexova 280 faqe të këtij libri:- Edhe pse  është një monografi që flet për jetën e autorit dhe familjes së tij, lexuesi është i privilegjuar të njoh historinë e një fshati siç është Drashovica, dy herë Nderi i Kombit, një herë si fshat dhe një herë për Mulla Xhafer Drashovicën.

Dhe po kaq e rrallë ky fshat, sepse me qëndresën e tij ka vulosur dy Epopetë më të rëndësishme të Luftës së Vlorës 1920 dhe Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare 1943. Edhe për këto kemi folë.

Por kur futesh në faqet e librit gjen se këto qendresa janë si degë të një peme që rrënjët e saj të çojnë 1847, 1854 – 1878 – 1887 – 1908, e deri të 1912. Janë vite historike të lidhura si hallka të një zinxhiri.

Njihja historinë e nënës në Vranisht që pranë djalit të saj qau dhe për ushtarin gjerman. I habiti gjermanët kur u përgjigj: Edhe ky djalë nëne është, por fati e solli këtu. Nurihnë Lelaj në mes dëborës erdhi që nga Mesapliku në Velçë për të marrë djalin e saj të vrarë nga gjermanët. E ndalun gjermanët me thirrjen: shkarkoje partizanin se do të vrasim dhe ty

Nuk ka ngjarje që drashoviciotët me pushkën dhe penën e tyre të mos kenë lënë gjurmët e tyre në histori të fshatit, të krahinës dhe Kombit.

Lexohet libri me endje, sepse ka në bazë një tregim real të vërtetuar me argumenta të pakundërshtueshme, pra kemi në këtë përshkrim të ngjarjeve që njihen nga shumë individë, por Nazmi Kola guxoi t’i hedhë në letër dhe t’i lerë trashëgim për të tjerët.

Bashkë me Hiqmet Mehmetin, si poet, Pelivan Barjamin, Piro Resulin, si krijues, Gjolek Runaj si vjershëtor popullor libri i Nazmi Kolës jep fotografinë e plotë të jetës dhe kulturës në Drashovicë, të luftës dhe të punës jo të një brezi, por të një zinxhiri njerëzish që patën fatin të jetonin në Drashovicë, të përvetësonin mbiemrin drashoviciot dhe që me bëmat e çdo brezi e ngritën Drashovicën dhe emrin e saj në piedestalin e duhur që e kanë zili çdo fshat tjetër.

Nuk është vetëm opinioni im, por i një kombi të tërë që kanë shkruar e kënduar për Drashovicën dhe që Nazmiu ka ditur të zgjedh dhe të fus në libër emra personalitete si Fatos Arapi me poemën “Drashovica”, “Muntaz Dhrami” për monumentin e dy epokave, njerëz të tjerë si udhëheqësit më të lartë të shtetit gjatë përvjetorëve të luftës, por edhe të punës 50 vjeçare që Nazmi Kola si i ri me gjak të derdhur nga të parët e tij dhe që nuk harroi deri më sot kontribuoi për mirëfizikisht dhe mendërisht në përmirësim të punëve në fshat, në krahinë dhe me këtë libër sot quhet kontributorë vlonjat, sepse lë të shkruar atë që shumë të tjerë i marrin me vete për në botën tjetër.

Duke lexuar këtë libër kuptova se Vlora dhe Labëria ka aq shumë për të treguar sa dhe çdo familje të shkruaj e sjell një gjë të re (dhe kjo të jetë objektiv i atyre që kanë mundësi).

Njihja historinë e nënës në Vranisht që pranë djalit të saj qau dhe për ushtarin gjerman. I habiti gjermanët kur u përgjigj: Edhe ky djalë nëne është, por fati e solli këtu. Nurihnë Lelaj në mes dëborës erdhi që nga Mesapliku në Velçë për të marrë djalin e saj të vrarë nga gjermanët. E ndalun gjermanët me thirrjen: shkarkoje partizanin se do të vrasim dhe ty. Edhe nëna jote kështu do të bënte po të të gjente ty të vrarë: Lereni thërret komandanti.

Por te libri “Nëpër shkreptimat e jetës” gjejmë një nënë tjetër me emrin Madhe Kalo, shkruar nga ushtari italin Leo Malagola: 14 shtator 1943, u vranë qindra ushtarë italian, u vranë dhe u plagosën dhe antifashistë. Mbeta 8 – 9 ditë i plagosur gati si i vdekur. Dëgjoj zëra, bërtita. Shyqyri Kola dhe gruaja e tij, Madhe Kola, më çuan në shtëpi. Më mjekuan, më shpëtuan bashkë me Ibrahim Dervishin. Tregimi vazhdon, por memoria shënon aktin e shpëtimit të kësaj gruaje, e cila e gjen vlerësim pas shumë vitesh kur Leo vjen në Drashovicë. Të nderuar drashoviciotë, ju ka bërë nder Nazmi Kola me këtë libër, sepse rastësisht libri shkon në Vermosh, Konispol, në Korçë, apo diku tjetër brenda dhe jashtë kufijve dhe bën të mundur njohjen jo vetëm familjen KOLA dhe Drashovicën, por dhe Labërinë. Dhe ajo që është për t’u theksuar më shumë se jeta e vet Nazmiut nuk ka të tepërta. Që nga e vërteta e Duro Mustafait që e pranon autor të rinisë, të aksioneve në hekurudha kombëtare dhe vepra lokale: Ata që vinin në Drashovicë për punë shteti si Dritëro Agolli, kur “Gunat përmbi tela” ishte projekt filmi.

Nazmiu mbaroi shkollën teknike dhe njohu plot figura të Vlorës në veprat e rrethit deri 4 vjet ushtar në Marinë dhe njohu plot ushtarak të lartë të karierës, por aty u xhirua filmi: “Duel i heshtur”. Të gatuaje për Dhimitër Anagnostin, Ndrek Lucën, Reshat Arbanën, Bujar Kapexhiun etj ishte përvilegj. Këtë pervilegj e pati Nazmi Kola jo që e pa me sy, por që mësoi prej kulturës së tyre. Kështu mund të kapësh fragmente plot dhe gjithë mësimet që ruan nga këto njohje që e bën Nazmiun, Nazmi që e kemi sot si autor të librit të jetës së tij nga fëmijë shkolle te kryetar i Koop. Bashkuar Drashovicë – Kaninë – Vodicë, tregimtar i mirë dhe vjershëtor me vlerë.

Kështu mund të kapësh fragmente plot dhe gjithë mësimet që ruan nga këto njohje që e bën Nazmiun, Nazmi që e kemi sot si autor të librit të jetës së tij nga fëmijë shkolle te kryetar i Koop. Bashkuar Drashovicë – Kaninë – Vodicë, tregimtar i mirë dhe vjershëtor me vlerë.

Personalisht shënimin që kam lënë në kopertinë e kam si njohje në rolin e k. këshillit, të aktivitetit kulturor me grupin e këngës labe Drashovicë dhe pasardhës veterani! I drejtpërdrejtë, i saktë, i vërtetë dhe me tipare burrërore

Personalisht shënimin që kam lënë në kopertinë e kam si njohje në rolin e k. këshillit, të aktivitetit kulturor me grupin e këngës labe Drashovicë dhe pasardhës veterani! I drejtpërdrejtë, i saktë, i vërtetë dhe me tipare burrërore. Nuk gjeta asnjë teprim në gjithë shkrimin e njohësve të tij. Kjo rrit vërtetësinë për të cilën sot kemi nevojë, sepse po e arrijmë teprimin e mburrjeve saqë edhe lepurit i themi gjigand, një mode që shkatërron personalitetin njerëzor. Bashkëpuntori i Nazmiut, Piro Resuli do të shprehej:- Të realizosh portretin e Nazmi Kolës do të kesh zemër të pastër. Ashtu si jeta e vet Nazmiut. Duke qenë pranë tij si bashkëpuntor e njoh si puntor, si kuadër, si veprimtar shoqëror, si organizator me grupin polifonik. Me këtë libër na lë trashëgim jetën e tij e që prej saj do të frymëzohen brezat. Gjolek Runaj kryetar i Shoqatës “Drashovica” por edhe moshatar me Nazmi Kolën foli për librin dhe ngriti lart vlerat e punës së autorit.

Zbërthen gjithë idetë e zhvilluara në këtë libër Prof. Bardhosh Gaçe, ku theksin e vuri: “Emrin e ka Sazan, por nderi i bëhet Drashovicës”, e cila ka një histori shembullore në të gjitha kohët dhe që të gjithë të veprojnë si Nazmiu, për të sjellë secili kujtimet e veta për t’i lënë trashëgim Drashovicës dhe brezave që vijnë.

Deputeti drashoviciot, z. Bujar Leskaj falenderoi organizatorët dhe ngriti lart vlerat njerëzore të Nazmiut, të cilin e quajti: model frymëzimi për gjithë ata që duan dhe punojnë për Drashovicën dhe Labërinë. Në të njëjtën linjë diskutoi biznesmeni Adrian Resuli.

Remzi Gjika shok klase i Nazmiut solli kujtime të 70 vjetëve më parë. Ne që vinim nga Peshkëpia në Drashovicë gjenim ngrohtësi, sepse kishte njerëz si Nazmiu që edhe pse fëmijë demostronte Dashuri Njerëzore dhe këtë e bënte se e kishte traditë familjare.

Maksim Runa e vlerësoi librin dhe Nazmiun si pasuri që kalon kufijtë e Drashovicës.

Vajzat e Nazmiut, Enkeileda dhe Ofeli Kola mes shumë emocionesh emocionuan gjithë pjesëmarrësit duke krijuar kështu një atmosferë festive. Nuk munguan falenderimet për bashkëshorten e Nazmiut.

Nazmiu si autor i librit duke falenderuar pjesëmarrësit tha:- E ndieja për detyrë t’i lija të shkruara këto që ju i trajtoni kaq bukur sot. Edhe një herë po ta filloja jetën do punoja me kaq përkushtim.