Adriana Koreta/ Kam arritur shumë…por nuk kënaqem me pak

682
Sigal

Personazh/ Flet këngëtarja sexy, Adriana Koreta: Lidhja ime me muzikën dhe bashkëpunimi me këngëtaren e mirënjohur Paro

Ka studiuar për kanto, ka jetuar për shumë vite jashtë vendit, por ka një zë të ëmbël dhe ka nxjerr në treg këngë të mrekullueshme. Ajo i këndon patriotizmit, bukurisë së vendit e dashurisë. Kjo është Adriana Koreta, artistja e shumë hiteve të njohura që, me zërin dhe hijeshinë e saj ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor dhe ka bërë për vete shumë fansa. Në një intervistë për lexuesit tanë, këngëtarja sexy vlonjate na rrëfen planet e saj më të afërta në fushën e muzikës, emocionet që ka marrë pas publikimit të çdo kënge, jetën private, si dhe klipin e saj të fundit me të mirënjohurën, Paro Ziflaj…

– Do na tregosh pak kush është Adriana, çfarë ka bërë deri më tani dhe si iu fute botës së muzikës?

Adriana është me origjinë nga Vlora, kam jetuar për shumë kohë në Greqi, ku edhe studiova për kanto. Muzika ishte pasioni im më i madh qysh në fëmijëri dhe tashmë një ëndërr e kthyer në realitet. Së fundi kam lançuar klipin tim më të ri, një duet me këngëtaren e mirënjohur Labe, Paro. Kënga titullohet “Amanet Bije” dhe është një prodhim i Musical TV

-Disa detaje që, ende nuk i dimë. Le ta nisim nga vendlindja juaj…

Unë jam vlonjate, 24 karat.

– E kujt ka qenë ideja e këngës dhe a ishe e sigurt për suksesin e klipit, ashtu si edhe për këngën?

Ideja ishte e imja, pasi me Paron njihemi prej vitesh dhe këndojmë të njëjtin zhanër muzikor, pra këngët e jugut. Mund të them që, ky klip u prit mirë.

– E ke arritur suksesin që ke dëshiruar kohë më parë?

Mendoj se po, pastaj e vlerëson edhe publiku .

– 24-orëshi i Adrianës, si është?

Shumë i ngarkuar me punë në studio e aktivitete muzikore.

– Pushimet më të bukura që ke bërë?

Në bregdetet e Greqisë.

– Po këtë verë ku do t’i bësh?

Nuk e di nëse do të më premtojë koha, pasi sezonin veror ne këngëtarët jemi full.

– A e konsideron fat pamjen tënde të këndshme, apo do të më thuash sloganin që përdorin të gjitha, pamja të ndihmon po nuk është gjithçka?

Në radhë të parë, është gjenetike, mendoj unë, pastaj mosabuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike. Përditshmëria me palestrën dhe ecjen. Këto janë kryesoret për të patur një fizik në formë.

– Muzika është po aq e bukur sa edhe e vështirë. Ti vetë ku e sheh të bukurën dhe ku të vështirën?

Sepse në ditët e sotme bota e muzikës është jashtëzakonisht konkurruese .

– Cila është mënyra më e mirë për të nisur një ditë të re?

Ta nisësh me Bismilahi, pasi unë jam shumë besimtare.

– Kush e përbën familjen tënde?

Prindërit e mia të dashur, vëllezërit e motrat të cilët i përshëndes.

– Udhëton vetëm apo me shoqëri?

Nuk para udhëtoj vetëm pasi udhëtimet e mia në të shumtën e rasteve janë udhëtime pune.

– Je nga ato vajzat që zgjedhin apo nga ato që, presin të jenë të zgjedhura?

Të dyja rastet, pse jo.

– Je xheloze?

Aspak, këto gjëra nuk ekzistojnë tek unë .

– Sa e sigurt ndihesh në vetvete? Çfarë të bën të ndihesh e tillë?

100% e sigurt, sepse i di aftësitë e mia

– Sa arrin të ndjekësh trendet e reja të modës?

Sigurisht që, edhe unë përshtatem me modën, por që këshillohem edhe me stilistët.

– Cili ka qenë harxhimi i fundit për veshje?

Disa ditë më parë shopping pranë një qendre tregtare këtu në kryeqytet.

– Dukesh që, je e angazhuar shumë, a gjen kohë të lirë për shoqërinë, veten, familjen?

Varet nëse jam e përgatitur me kohën.

– A po troket dikush në portën tënde të dashurisë apo tashmë ka trokitur?

No comment.

– Cila është gjëja e parë që, të vjen në mendje sapo hap sytë në mëngjes?

Ta filloj ditën me bismilahi, shumë buzëqeshje e energji pozitive.

– Sa të pëlqen jeta e natës?

Më pëlqen sepse jam në mbrëmje pune, ku performoj live.

– Cila është ajo gjë që, e vlerëson më shumë tek vetja?

Këmbënguljen dhe ambicien.

– Çfarë muzike dëgjon për qejfin tënd?

Muzikë të huaj e klasike.

– Çfarë të bën të lumtur dhe çfarë të nervozon?

Më bën të lumtur harmonia e familjes time dhe më nervozon ligësia e njerëzve.

– E ke pasur ëndërr që, të jesh e njohur në publik?

Po, pse jo! Dhe ëndrra tashmë është kthyer në realitet .

– Facebook apo Instagram-i është bërë një urë komunikimi sot në gjithë botën. Sa e lidhur je me të?

Absolutisht që po, pasi është një trend që është shumë i preferuar nga të gjithë.

– A mund të ndikojë shopping-u në humorin tënd?

Normalisht që po.

-Sa e shpërblyer ndihesh në planin profesional? Po në atë personal?

Mendoj se jam mirë me ç’kam arritur, por kurrë nuk kënaqem me pak.