Adele shtyn publikimin e albumit të tretë

483
Albumi i tretë i Adele mund të jetë shtyrë pasi ajo dëshiron të ketë një tjetër fëmijë. Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep”, e cila ka një djalë 2 vjeç, përflitet se ka dëshirë të ketë një tjetër fëmijë, duke lënë kështu në pritje publikimin e albumit të tretë. Një burim i afërt me këngëtaren është shprehur: “Adele ka lënë të nënkuptohet se dëshiron të paktën edhe një tjetër fëmijë. Ajo ishte shumë e frymëzuar për të publikuar albumin e saj të tretë, por më pas vendosi të kishte një tjetër fëmijë dhe të jetonte një jetë normale”. 27-vjeçarja ka publikuar albumin e saj të dytë në vitin 2011, por ajo ka qënë tepër e rezervuar përsa i përket planeve për albumin e ardhshëm, i cili përflitej të publikohej në vjeshtë.
Sigal