A ka romancë e nxehtë midis Hamilton dhe Rihannës?

509
Ata kanë qenë shokë për vite por sipas raportimeve të fundit për The Sun miqësia e tyre mund të jetë duke u kthyer në një romancë të nxehtë.
Njëshi i Formula Uno dhe këngetarja Rihanna kanë shijuar një sërë takimesh sekrete javët e fundit ndërkohë që këto personazhe janë të dy single.
Lewis u cili u nda nga Nicole Scherzinger në fillim të këtij viti u fotografua në një darkë me Rihannën të shtunën e kaluar teksa darkonin në restorantin Da Silvano në New York.
“Ata kanë flirtuar për vite dhe gjithmonë e kanë pëlqyer njëri tjetrin por në fillim të majit flisnin shumë.”-tha një burim i brendshëm për The Sun.
Burimet e thonë se Lewis është i magjepsur pas Rihannës pasi ajo jo vetëm që është seksi por edhe shumë zbavitëse pavarësisht se kampioni e di reputacionin e këngëtares si një zemër thyese.
Sigal