Botërori 2018/ De Biasi: Përballja me Italinë e Spanjë si derbi. Conte: Dhe Shqipëria po luan mirë

464
Trajneri shqiptar Gianni De Biasi ka mirëpritur shortin me Italinë.
Grupi G përfshin gjithashtu Spanjën, Izraelin,Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.
“Është një grup i vështirë siç ishte dhe në kualifikimin europian – u shpreh De Biasi për agjensinë e lajmeve ANSA.
“Shqipëria duhet të shfrytëzojë shanset e veta. Është e habitshme sa shumë shqiptarë e mbështesin Italinë,prandaj do të jëtë më shumë si një derbi për ne”
E njëjta gjë vlen dhe për Spanjën, pasi shumë lojtarë tanët marrin pjesë në Ligë.
Ndërkohë Antonio Conte trajneri i Italisë shprehet i kënaqur që Italia nuk do të ketë një përballje me Gjermaninë. Deklaron se në teori dy skuadrat më të forta në grup janë Italia dhe Spanja megjithatë duhet të pritet loja në fushë.
“Sidoqoftë Shqipëria ka filluar të luajë mirë në kualifikimin europian, prandaj ka shanse të kualifikohen”
Sigal