Të jesh futbollist dhe madje një nga më të mirët në botë do të thotë të mos mungojë asgjë. Një nga këto është Cristiano Ronaldo, i cili në 15 vite karrierë si futbollist profesionist ka fituar gjithçka ka dashur si brenda dhe jashtë fushe.
Profesionalizmi në atë që ai bën ka qenë gjithmonë i lartë dhe i padiskutueshëm, por një aspekt tjetër ku “CR7” ka spikatur, është edhe jeta e tij personale. Femrat në krahët e portugezit kanë qenë të shumta, por “Goal.com” ka përpiluar një listë me 11-të të dashurat më seksi të Ronaldos, duke filluar nga Kim Kardashian e deri tek Georgina Rodriguez, që është edhe e dashura aktuale.