Britani, Mbretëresha Elisabeth shënon rekord, 65-vjet në fron

466
BRITANI E MADHE – Mbretëresha Elizabeth II shënon një rekord të ri për jetëgjatësinë e saj në fron, duke u bërë kështu monarkja e parë në botë që feston 65-vjetorin.
Në moshën 90-vjeçare, ajo gëzon përgjithësisht një shëndet mjaft të mirë për moshën e saj. Elizabeth II u vu në krye të Monarkisë britanike më 6 shkurt të vitit 1952, pas vdekjes së babait të saj.
Dy vjet më parë, në shtator të 2015-s, ajo theu një tjetër rekord, duke u shndërruar në monarken më të gjatë në fron, duke thyer rekordin e mbajtur deri në atë vit, prej 63 vitesh, 7 muajsh, 2 ditësh, 16 orësh dhe 23 minutash, e që mbahej nga stër-stërgjyshja e saj, Mbretëresha Victoria.
Mbretëresha e Britanisë është e martuar me Princin Philip, kushëririn e saj të largët, djalin e Princit Andrew të Greqisë dhe stër-stërnipin e Mbretëreshës Victoria.
Me rastin e 65-vjetorit të qëndrimit të saj në fron s’do të ketë festime zyrtare. Mbretëresha Elizabeth II mbetet një figurë mjaft e respektuar për publikun britanik dhe në mbarë botën.
Sigal